Escobar 'rishpalli' non-grata Berishën/ Meçaj në 'Repolitix': Mesazh i qartë për popullin demokrat! Kthupi: Mbështetja për Rithemelimin po tkurret

Deklaratat e Escobar se opozitës i nevojitet një lidership që nuk përfaqëson më kohën e shkuar u diskutuan sot në ‘Repolitix’ me moderatorin Denis Minga.

Sekretari i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi shprehet se Escobar ka dashur të thotë që zgjidhja nuk është Berisha dhe anëtarësia duhet të drejtohet tek zoti Basha.

'Ky qëndrim vazhdon e shpaloset edhe sot në lidhje me zotin Berisha. Çështja e kreut të PD-së është e ezauruar në dy kampet, tek nhjëra është zoti Berisha tek tjetar është zoti asha. Ajo që ngelet për të provuar se cili nga këta të dy do jetë kreu i PD-së.

Deduksioni më i thjeshtë është që nëse ka një drejtues të PD-së, drejtuesi që nuk mund të jetë është zoti Berisha, i vetmi që mund të jetë është zoti Basha. Për sa kohë zgjedhja, PD nuk është individi, anëtarët janë, do zgjedhin. Është zgjedhje mes këtyre të dyve. Shtetet e Bashkuara nuk duan zotin Berisha si drejtues të PD-së dhe duhet të drejtohet tek zoti Basha', tha Kthupi.

Avokati Përparim Çaça shton më tej se ky mesazh mund të kthehet në bumerang pasi populli opozitar mund të solidarizohet më tej me Rithemelimin dhe Berishën.

'Nuk është ndonjë e re nga fronit i perëndimit. Është qëndrimi i administratës amerikane. Është për zotin Berisha. Besoj se është komunikim diplomatik, janë mesazhe kontraproduktive, kthehen bumerang. Sepse edhe me zotin Berisha më parë u pa se ishte viktima. I forcon rradhët e atyre, që janë si skuadër dhe del dikush me të kuqe.

Problematike është personazhi që e thotë. Zoti Escobar ka qenë i dështuar në misionin e tij në ballkan. N bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, nuk ka pasur avancim. Ka gabuar në qasjen ndaj kryeministrit të Kosovës, duke u sjellë si shef. Nuk ka pasur sukses edhe në Shqipëri. Me këtë mesazh Rithemelimi do ti shtojë rradhët. Ka bërë efekt të kundërt', shprehet Çaça.

Analisti Arben Meçaj thekson se Escoba e vë gishtin e fajit tek opozita pasi duhet të kontrolljë veprimtarinë e qeverisë dhe këtë gjë ka çeduar ta bëjë vitet e fundit.

'Escobar nxjerr dy probleme serioze: kërkon një opozitë që të balancoj dhe ti rrijë përballë qeverisë dhe transmeton se është prishur ekuilibri në Shqipëri. Dhe problemin tek opozita. Një opozitë e dobët prish ekuilibrat në politikë. Qëndrimi amerikan 3 vjetët e fundit, me këtë lidership pasojat janë deformim dhe një opozitë që nuk është alternativë. Gjithë debati që kemi thënë është rojtari, e mbulojmë me faktin se fajin e ka Berisha. Qeveria ka dalë jashtë kontrollit falë mungesës së instrumentit të kontrollit.

Escobar e vë gishtin që kjo opozitë nuk e kryen funksion. Zgjidhja është opozitë organizohu sa më shpejt. I drejtohet atij faktori që ai e njeh. Nuk është as lidershipi Basha as Berisha. Asnjërit nuk i drejtohet. I drejtohet popullit demokrat. Vetë opozita duhet të bëjë një reformim të plotë. Nuk e kontrollon më njeri qeverinë. I vetmi instrument është parlamenti përmes opozitës, nuk po e kryen këtë', tha Meça.

Më pas ishte analisti Redi Varaku që bëri një koment lidhur me deklaratën e Escobar. Sipas tij, Escobar dhe SHBA po i ofron PD-së ripropozimin për të ardhur në pushtet në vitin 2025.

'E shoh si ripropozim të SHBA. për një formulë se si PD-ja të vijë në pushtet, ripropozim të ofertës. Zoti Escobar sjell një propozim për PD-në, që mund të jetë një, urojmë që partia kryesore opozitare të gjerë rrugën e saj dhe të propozojnë një rrugë për të dalë nga kriza. E para një ndarje e qartë me zotin Berisha dhe një mbështetje e re e rinovuar për PD-në në zgjedhjet e 2025. Nëse vula më 11 qershor i kalon zotit Basha, atëherë vullneti i SHBA do jetë i qartë sa i takon lidershipit të PD-së', tha analisti Redi Varaku.

Meçaj shtoi më pas një intepretim lidhur me thënien e Escobar se PD nuk duhet kthyer prapa tek lider që rikujtojnë kohën e viteve '90.

'Jeta politike edhe objekti nongrata i Berishës nuk është kjo periudhë, është pas 2005. Viti ’90 ka një tipar të rëndësishëm, ishte shtet i destabilizuar, mund të binte me çunat e Laçit. Escobar dërgon një mesazh, që nuk është viti i Berishës. Tipari është destabilizimi. Prandaj thotë që zgjedhje në krye të mos jetë dikush që ka luftën në tiparin e vet. Berisha në filozofinë e tij ka vetëm luftë', shtoi Meçaj.

Më pas në studio shtrohet pyetja se si i merret partia apo prona Berishës meqë është i padëshirueshmi i aleatëve strategjikë. Kthupi shprehet se tashmë mbështetësit e tij po tkurren.

'Lufta nuk është më për individin Berisha. Individi Berisha ka marrë peng një pjesë të atyre që e votojnë. Si çlirohet opozita? Versioni optimal është që Berisha të tregohej burrë dhe të dorëhiqej' tha Kthupi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Si i merret prona (partia) Berishës? Përgjigjet Rezart Kthupi: Pjesa që po e mbështet po tkurret

Sekretari i PD-së Rezart Kthupi iu përgjigj pyetjes në Repolitix se si i merret partia Berishës. Kthupi thotë se votuesit e Berishës janë tkurrur dhe situata në terren është ndryshe nga ajo e 14 majit. 

 

'E para punës, e ndërtoni narrativën se kërcet gishtat dhe i merr pronën Berishës. Ndodh me kohë. Të dy (Escobar dhe Berisha)i drejtohen votuesit. Votuesi mban Berishën. Berisha i 14 majit 2023 nuk është Berisha sot. Ju merrni një të dhënë të 2023 dhe e përktheni. Faktet në terren janë ndryshe. Pjesa që mbështet Berishën po tkurret. Mesazhi është kjo rrugë që keni nuk ju çon askund. Opozitën nuk e bëni në këtë formë dhe me këtë drejtues. Dhe Berisha i drejtohet votuesit. Lufta nuk është më për individin Berisha. Individi Berisha ka marrë peng një pjesë të atyre që e votojnë. Si çlirohet opozita? Versioni optimal është që Berisha të tregohej burrë dhe të dorëhiqej' tha Kthupi.

Ora 21:41
'Tipari i viteve '90 ishte destabilizimi', Meçaj për deklaratat e Escobar: Nuk e kishte për non-gratën e Berishës!

 

Analisti Arben Meçaj komentoi deklaratat e Escobar se PD nuk duhet të ketë një lidership që kujton kohën e vitieve '90. Meçaj shprehet se këto vite nuk kanë të bëjnë me korrupsionin dhe non-gratat e Berishës. Këto vite kishin si tipar destabilzimin. Dhe Berisha në filizofinë e tij sipas Meçajt ka destabilzimin dhe luftën.

'Jeta politike edhe objekti nongrata i Berishës nuk është kjo periudhë, është pas 2005. Viti ’90 ka një tipar të rëndësishëm, ishte shtet i destabilizuar, mund të binte me çunat e Laçit. Escobar dërgon një mesazh, që nuk është viti i Berishës. Tipari është destabilizimi. Prandaj thotë që zgjedhje në krye të mos jetë dikush që ka luftën në tiparin e vet. Berisha në filozofinë e tij ka vetëm luftë. Unë di që sot kemi zyrtarisht Partia e Bashës që është zyrtare por nuk është kryesore, partia e Berishës që është kryesore por jo zyrtare. Është një koncetrat i mendimit të shtetit amerikan, që në çdo rresht lexohet një mesazh', tha Meçaj.

Ora 21:32
Deklaratat e Escobar/ Redi Varaku: Kemi ripropozim të SHBA se si PD-ja të vijë në pushtet në 2025

 

Analisti Redi Varaku komentoi në Repolitix, deklaratat e Escobar lidhur me lidershipin e PD-së. Varaku u shpreh se Escobar dhe SHBA duket se po gjejnë sërish një rrugë që PD-ja të vijë në pushtet në vitin 2025.

'E shoh si ripropozim të SHBA. për një formulë se si PD-ja të vijë në pushtet, ripropozim të ofertës. Zoti Escobar sjell një propozim për PD-në, që mund të jetë një, urojmë që partia kryesore opozitare të gjerë rrugën e saj dhe të propozojnë një rrugë për të dalë nga kriza. E para një ndarje e qartë me zotin Berisha dhe një mbështetje e re e rinovuar për PD-në në zgjedhjet e 2025. Nëse vula më 11 qershor i kalon zotit Basha, atëherë vullneti i SHBA do jetë i qartë sa i takon lidershipit të PD-së', tha analisti Redi Varaku.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI