Escobar kërkoi hetimin e Berishës ‘non grata’, i përgjigjet ish-kryeministri: Gënjeshtra dhe shpifje, më paraqisni një provë dhe iki nga politika

Escobar kërkoi hetimin e Berishës ‘non grata’, i përgjigjet ish-kryeministri: Gënjeshtra dhe shpifje, më paraqisni një provë dhe iki nga politika

Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha i ka cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra deklaratat e Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, i cili u kërkonte institucioneve shqiptare që të hetojnë ish-kryeministrin e shpallur ‘non grata’ nga SHBA, pasi ka prova se është përfshirë në korrupsion madhor. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Sali Berisha përsërit sërish se shpallja e tij ‘non grata’ është rezultat i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros si hakmarrje politike ndaj tij, ndërsa thekson se SHBA nuk ka asnjë fakt kundër tij. Ish-kryeministri, i cili sot synon që të rikthehet në pushtet, thotë se nëse SHBA do të faktojë akuzën e Blinken, ai do të tërhiqej nga jeta politike, ndërsa thekson se vendimi është politik. Berisha ka sulmuar sërish Yuri Kim, ku thekson se në mënyrë brutale ka kërkuar që Sali Berisha të mos futet në Kuvend. Por pavarësisht kësaj shkruan Berisha, PD është Rithemeluar dhe se janë qytetarët shqiptar që e mbështesin Berishën dhe s’pranojnë gënjeshtra por të vërtetën.

'Përgjigje Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar! Gënjeshtra dhe shpifja sado që të përsëriten, nuk bëhen as më të besueshme, as më të bukura; e kundërta ndodh me to. Dje, zëvëndës asistent sekretari i shtetit, z. Gabriel Eskobar përsëriti shpifjet ndaj meje përmes Zërit të Amerikës, por si gjithmonë, duke mos percjellë dot qoftë edhe një fakt të vetëm.

Lidhur me këtë sulm theksoj dhe njëherë sa vijon: Dezignimi i Sali Berishës pa asnjë provë, fakt apo dokument përsëris se është rezultat i lobimit korruptiv mafjoz të Edi Ramës dhe protegesë së tij George Soros, si hakmarrje e verbër politike pasi unë në vitin 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të George Soros dhe kam kundërshtuar projektet e tij të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, kam kundërshtuar Ballkanin e Hapur si projekt serbo rus, si dhe reformën e drejtësisë, e cila sot ka shndërruar drejtësinë shqiptare në një degë të diskretituar para shqiptarëve të ekzekutivit të vendit.

Shpallja ime non grata 8 vite pasi kisha hequr dorë nga çdo rol udhëheqës dhe vendimmarrës në Partinë Demokratike, por me një autoritet moral mes demokratëve dhe në shoqërinë shqiptare, kishte dhe ka si qëllim kryesor të ndihmohej qeveria e Edi Ramës, e cila është me e korruptuara në Europë, dhe të dëmtohej opozita shqiptare e të përbaltej trashëgimia e saj 30 vjeçare.

Për të gjitha këto, Sali Berisha ka deklaruar në krye të radhës se në momentin kur sekretari i shtetit ose çdo agjenci tjetër e SHBA apo e çdo vendi tjetër mbi tokë, do të paraqesë një provë, dokument të vërtetë të vetëm që fakton akuzën e z. Blinken për korrupsion ndaj tij, ai do të merrte çdo vendim kundër vetes së tij, përfshi këtu largimin përfundimtar nga jeta politike.

Por, ju siguroj se askush dhe asnjë vend në botë nuk kanë dhe nuk do të kenë gjë tjetër përveç shpifjeve dhe trillimeve të mediave të George Soros dhe raporteve me trillime të Edi Ramës. Meqënëse z. Eskobar në mënyrë të përsëritur u bën thirrje institucioneve shqiptare të krijuara nga reforma sorosiane të hetojnë akuzat ndaj meje; unë i bëj thirrje atij të respektojë minimalisht kërkesat që ju vijnë nga kongresi për të bërë transparencë për këtë vendim të bazuar totalisht mbi shpifje!

Në deklaratën e tij z Eskobar thotë se vendimi nuk ka qenë politik, por në fakt, jo vetëm mungesa e fakteve dhe e transparencës por mbi të gjitha, instrumentalizimi i këtij vendimi është prova më e fortë e substancës, qëllimit madje dhe aktorëve politikë që qëndrojnë pas tij!

Kjo është parë qartë në deklaratat groteske të ambasadores suaj e cila kërcënonte demokratët që mbështesnin Berishën se do të hanin bar! Tek kërkesa brutale, absurde dhe në dhunim flagrant me sovranitetin e vendit që Sali Berisha të mos futej në parlament!

Tek ndërhyrjet në kundërshtim me Konventën e Vjenës në zhvillimet e brendshme brenda Partisë Demokratike, deri tek thirrjet e hapura ndaj elektoratit se për kë duhet të votojnë, apo presionet ndaj gjykatave për ta bërë shumicën pakicë, të gjitha këto në kundërshtim me sovranitetin e Shqiperisë, ligjet e vendit dhe konventave ndërkombëtare.  Nëse vendimi juaj nuk do të ishte politik, asgjë që ju dhe ambasadorja juaj keni bërë më pas nuk do të kishte qenë e nevojshme, por veprimet tuaja së bashku me mungesën e fakteve dhe transparencen tregoi krejt të kundërtën.

Por, pavarësisht nga këto ndërhyrje dhe ndërhyrjet direkte të Edi Ramës dhe ambasadores Yuri Kim në vendimet e gjykatave kundër PD mbështetja për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike tashmë të Rithemeluar mbi bazën e vlerave të saj konservatore është më e madhe se asnjëherë në 9 vitet e fundit, dhe asgjë nuk mund ta ndalojë atë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi absolutar i Edi Ramës që kontrollon sot të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe ka sot, falë mbështetjes së George Soros, 10 përqind me shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit komunist në Europë.

Së fundi, dua të sqaroj opinionin se ata që mbështesin Sali Berishën janë burra dhe gra që përmbysën diktaturën, e cila në vend të votave u ofronte bar; janë të rinj dhe të reja që nuk duan të largohen nga Shqipëria. Të gjithë ata nuk pranojnë gënjeshtrën për të vërtetë, shpifjen për realitet dhe as të delegojnë ndërgjegjen e tyre. Ata kane mirënjohje të pakufijshme ndaj SHBA për rolin e saj historik në sovranitetin e Shqiperisë dhe të Kosovës, por ata janë patriotë dhe nuk mund të pranojnë kurrë që dikush tjeter përveç qytetarëve shqiptarë të caktojnë deputetet e parlamentit të tyre.

Ata kanë qenë dhe janë pro-amerikanë që besojnë në vlerat e larta të lirisë dhe demokracisë që ndajnë me kombin amerikan. Demokratët shqiptarë vijnë shumë krenarë për kontributet e tyre në këtë 100 vjetor të marrdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të vendosur të japin dhe më shumë për miqesinë midis dy vendeve tona në 100 vitet që vijnë. #sb'- shkruan Berisha.

Një ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gaberier Escobar, Zëvendës-Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, deklaroi se shpallja e Sali Berishës ‘non grata’, nuk është një vendim individual dhe as politik, por institucional. Sipas Escobar, ka prova dhe fakte për korrupsionin e kryer nga ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 26/10/2022 21:14

    97 mor mother fucker e harove!!leri sa e sa te tjera!!

    Përgjigju
  • KASEM AGA: 26/10/2022 19:37

    Për çfar thot Saliu për këtë çështje ka plotësisht të drejt. Zoti Eskobar ti japi faktet e mbaron filmi. E bie dhe Shqipria në qetsi. Ose në të kundërt lereni Saliun rehat e le ta ndaj populli pastaj e voton apo se voton.

    Përgjigju
  • keno: 26/10/2022 19:28

    PSE del kunder amerikes o hale,,,deri dje e kishe per nder kur vinte nje perfaqsues politik nga amerika,dhe fjala e tyre ishte ligj ,,pse tani nuk te pelqejne opinionet e tyre....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën