Hekurudha shqiptare filloi punë me 1 maj të vitit 1947 me linjën Durrës-Peqin e mbushur me lokomotiva me avull të përdorura që erdhën nga Jugosllavia. Por çfarë ka ndodhur me lokomotivat e ndryshme që kanë shërbyer në Shqipëri? Fati i tyre është sa tragjik ashtu edhe i vërtetë! Ato kanë punuar me orë të tëra më shumë se orët e lejuara. Shumica e tyre nuk kanë njohur kurrë pushim. Por cilat kanë qenë ato, kush i solli në Shqipëri? Cila është historia e çdonjërës prej lokomotivave në vendin tonë, nga erdhën dhe për cilat arsye kanë shërbyer. Për të gjitha këto ndiqni videon e emisionit Esencë në Report Tv nga Eljan Tanini.
Lajmi kryesor: