Lokomotiva ‘Tkt48-02’, historia e arkeologjisë hekurudhore që mbron dhe përkujton ish-stacionin e trenit të Tiranës dhe jetën shqiptare në shina treni

20 Korrik 2018, 5 fanatikë të jetës shqiptare në tren, i dhuruan Tiranës Lokomotivën Avullore TKT48-02. Kjo lokomotivë, lloji apo model “Tkt-48”, është Made in Poland i vitit 1951. Shqipëria e atyre viteve bleu 6 lokomotiva të tilla në mes të viteve ‘50-të, duke mbajtur kështu  numrat nga “01” deri në “06”. Këto lokomotiva me avull përdoreshin si fillim për linjat jo të gjata hekurudhore (Durrës-Peqin) që kishte Shqipëria e varfër e atyre viteve, duke kryer here pas here si transporte udhëtarësh ashtu edhe transporte mallrash. Por ku janë ato sot? U shitën për skrap për të paguar hallet e ndryshme.  

"Ishte mjet i fortë! Mbante mbi shpinë rrugë të gjata, e kemi përdorur për transport udhëtarësh dhe mallrash! Nuk krijonte probleme, madje madje edhe ato defekte që bëheshin ne i kishim marrë masat, sepse në çdo pike kalimi të Avullores TKT48-02 ne kishim njerëzit tanë. E quajtëm “Ulkonja” sepse ky hekur me shpirt kur jetonte në shinat e trenit ulëriste si ulkonjë", tha në emisionin "Esencë" në Report Tv Kudret Picorri, Ish Shef i Avarive në Hekurudhën Shqiptare. 

Frederik Stamati, restaurator i ftuar në emisionin Esencë tha nuk harroi të shtonte këtë fakt "alla shqiptar". 

"Shqipëria ka humbur shumë nga parku i transportit hekurudhor. Kemi patur lokomotiva shekullore: ku përfunduan? Kemi pasur vagona të vitit 1880. Ku janë? Kemi pasur vagona pasagjerësh të tipave nga më të ndryshmet, me të cilat mjete mund të bënim një muze shumë tërheqës të transportit hekurudhor. Po vagoni i parë i udhëtarëve, i prodhuar në Shqipëri, a është? Po uniformat e personelit të hekurudhës? Po mjetet e sinjalistikës, po biletat, po ata flamujt e fatorinove, kandilat, bilbilat, etj, etj, etj?


Fakte interesante ndau edhe Blendi Sukaj Producent i Hemingway Fan Club njëherësh njohës shumë i mire i makinave klasike dhe sidomos amerikane. 

"Është vepër e madhe, 100 ton! Do e çonin për skrap! Ne e shpëtuam edhe nga ndryshku. Është monumenti i fundit që frynte avull në Shqipëri. “Avullorja 02” është lokomotiva e vetme me avull që i ka rezistuar kohës. Kjo lokomotivë, lloji apo model “Tkt-48”, është Made in Poland i vitit 1951. Nga shitja për skrap dhe ndryshku e shpëtuam ne Lokomotivën Avullore që sot është e vendosur në Bulevardin e Ri në Tiranë. Rrezikova shumë për kapjen dhe mbajtjen e saj me litarë prej hekuri. Atë natë askush nuk po e merrte përsipër. Ja që ia dolëm, ama rreziku ishte i madh sepse ajo mund të thyhej në mes. Të gjitha paratë për restaurimin e saj i kemi paguar vetë. Nga shitja për skrap dhe ndryshku e shpëtuam ne Lokomotivën Avullore që sot është e vendosur në Bulevardin e Ri në Tiranë", tha Sukaj në Esencë.

Blendi Sukaj është një nga vëllezërit që janë marrë dhe e kanë shpëtuar Avulloren Lokomotivë TKT48-02. Kontribut në këtë vepër të bukur të memories kolektive të Tiranës kanë edhe Paola Ibraj dhe Luisa Belli Laura. Bashkia Tiranë, Ministria e Infrastrukturës dhe Hekurudha Shqipare janë krahu i majtë dhe i djathtë i këtij projekti. 

Esencë nga Eljan Tanini, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
'ULKONJA u kap me litarë hekuri nga poshtë', flet Blendi Sukaj, një nga vëllezërit që shpëtoi lokomotivën me avull

 

Është vepër e madhe, 100 ton! Kjo është një lokomotivë shumë e vjetër me avull, mjeti më modern i kohës, e vitit 1951, prodhim Made in Poland, e vetmja që ka shpëtuar nga 6 të tilla e që i kanë shkrirë, ose i kanë çuar për skrap për shumë arsye të ndryshme. Kështu që ishte e domosdoshme që të ruhej lokomotiva e vetme e fundit në vendin tonë. Fillimisht kjo Lokomotivë Avullore TKT48-02 u shërbeu udhëtarëve dhe më pas trenave të mallrave. Blendi Sukaj është një nga vëllezërit që janë marrë dhe e kanë shpëtuar Avulloren Lokomotivë TKT48-02. Ata janë Blendi, Altin dhe Rodmir Sukaj. Esencë nga Eljan Tanini, çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.

Ora 20:39
'Esencë'/ Ish Shefi i Avarive në Hekurudhën Shqiptare, Kudret Picorri: 'Ulkonja' ishte e egër

 

"Ishte mjet i fortë! Mbante mbi shpinë rrugë të gjata, e kemi përdorur për transport udhëtarësh dhe mallrash! Nuk krijonte probleme, madje madje edhe ato defekte që bëheshin ne i kishim marrë masat, sepse në çdo pike kalimi të Avullores TKT48-02 ne kishim njerëzit tanë. E quajtëm “Ulkonja” sepse ky hekur me shpirt në shinat e trenit ulëriste si ulkonjë", tha Kudret Picorri Ish Shef i Avarive në Hekurudhën Shqiptare për emisionin Esencë nga Eljan Tanini që shfaqet çdo të martë dhe të premte ora 23:00 në ekranin e Report Tv.

Ora 20:37
Blendi Sukaj tregon në 'Esencë' si u shpëtua monumenti i fundit që fryn avull: Do e çonin për skrap

 

Kjo lokomotivë, lloji apo model “Tkt-48”, është Made in Poland i vitit 1951. Shqipëria e atyre viteve bleu 6 lokomotiva të tilla në fund të viteve ‘50-të, duke mbajtur kështu numrat nga “01” deri në “06”. Këto lokomotiva me avull përdoreshin si fillim për linjat jo të gjata hekurudhore (Durrës-Peqin) që kishte Shqipëria e varfër e atyre viteve, duke kryer here pas here si transporte udhëtarësh ashtu edhe transporte mallrash.  Por ku janë ato sot? "Nga shitja për skrap dhe ndryshku e shpëtuam ne Lokomotivën Avullore që sot është e vendosur në Bulevardin e Ri në Tiranë", tha Blendi Sukaj në emisionin "Esencë" me drejtues Eljan Taninin në Report Tv.

Ora 20:21
'Esencë'/ Cili është fati i lokomotivave të ndryshme që shërbyen në Shqipëri

Hekurudha shqiptare filloi punë me 1 maj të vitit 1947 me linjën Durrës-Peqin e mbushur me lokomotiva me avull të përdorura që erdhën nga Jugosllavia. Por çfarë ka ndodhur me lokomotivat e ndryshme që kanë shërbyer në Shqipëri? Fati i tyre është sa tragjik ashtu edhe i vërtetë! Ato kanë punuar me orë të tëra më shumë se orët e lejuara. Shumica e tyre nuk kanë njohur kurrë pushim. Por cilat kanë qenë ato, kush i solli në Shqipëri? Cila është historia e çdonjërës prej lokomotivave në vendin tonë, nga erdhën dhe për cilat arsye kanë shërbyer. Për të gjitha këto ndiqni  videon e emisionit Esencë në Report Tv nga Eljan Tanini.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/10/2023 07:49

    Hekurudha shqiptare eshte arene e veprimtarise kriminale e keq qeverisjeve jeto 32 vjet demokraci.Eshte sabotuar dhe eshte vjedhur per interesa klanesh partiake . Kush mban pergjegjesi per kete katraure ? KLSH shtetit nerret me cicerrima dhe jo me miliardat e vj dhura nga dhersa e popullit qe mbetet akoma i varfer.Dosja e hekurudhes duhet hapur dhe kush ka abuzyar duhet te pergjighet.Nuk ka sektir te ekonomise ish qe nuk eshte grabitur.Per mua partite politike jane shkaktaret kryesor sidomos ako e PD dhe e lirise kurse PS ka qene indiferente

    Përgjigju
  • Iris: 15/10/2023 02:14

    Kemi pasur sistem hekurudhor relativisht te mire,ku e kemi tani?

    Përgjigju
  • fisnik: 15/10/2023 00:15

    Shum gjera jane zhdukur ne kete vend sepse nuk kemi traditen muzeale qe nga trenat makinat e para paisjet ushtarake etj.Me e keqia eshte sepse keshtu po vazhdohet dhe sot fjala vjen perse nuk rubet nendetsia e veteme ne Vlore,perse nuk behet nje muze fushor me mjetet ushtarake qe nga koha e mbretit Zog e ne vazhdim,shikoni se sa shume vizita kane muzete Bunker art etj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës