‘Është grua djallëzore’, ‘sulmohet’ Georgina Rodriguez, daja: Pasi u lidh me Ronaldon s’na foli më! Motra: S’i dha djalit tim autograf nga futbollisti për ditëlindje

‘Është grua djallëzore’, ‘sulmohet’ Georgina Rodriguez, daja: Pasi u lidh me Ronaldon s’na foli më! Motra: S’i dha djalit tim autograf nga futbollisti për ditëlindje

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo

“Ajo është një grua djallëzore”, ishin këto fjalët e Jesus, dajës së Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldos vetëm pak kohë përpara se dokumentari i cili do të tregojë një anë të panjohur më parë të jetës së saj të publikohet.

Ajo sot bën një jetë luksoze. Geaorgina udhëton nga shteti në shtet me avion privat dhe vesh rroba të shtrenjta. Por dikur siç edhe ka thënë daja i saj, ajo ka qenë një vajzë e thjesht që nuk kishte para as të paguante qiranë e shtëpisë. Jesus tregoi se jeta e saj ndryshoi pasi babai i saj u fut në burg për drogë, ndërsa shtoi se ka qenë pikërisht ai që ka rritur atë dhe motrën e saj.

Daja e Georginës tha se që prej momentit kur ajo është lidhur me Ronaldon, ka shkëputur çdo kontakte me familjen.

 “Ndoshta i vjen turp nga ne dhe kujton se është më e mirë sesa ne për faktin që nuk kemi jetuar në luks. Por, unë kurrë nuk i kam kërkuar gjë asaj. Ka telefonuar vetëm dy herë që kur doli lajmi se është lidhur me Cristianon. Unë e kam rritur atë dhe motrën e saj, i kam blerë rroba, i kam paguar dritat dhe ujin. Jetoi me mua deri në adoleshencë, pasi babai i saj u fut në burg për drogë”, tregon daja.

Më tej, Jesus thotë se Georgina as nuk lajmëroi kur vdiq i ati, në vitin 2019.

 “Nuk e di pse nuk na njoftoi. Kur e mora vesh, u përpoqa të lidhesha me të, por nuk ktheu përgjigje. I shkrova Cristianos në Facebook dhe i thashë që ka një grua djallëzore në krah”, tregoi ai.

Motra e Georginas, Patricia ka kujtuar një incident, i cili i ka lënë asaj një shije të hidhur.,

“Kishte ditëlindjen djali im dhe i kërkova një fanelë të firmosur nga Cristiano, por më tha që nuk ishte e mundur, pasi nuk donte të bezdiste Cristianon sepse ai ishte me pushime”, tha ajo.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen