Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën

Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën

Është e qartë që Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre, nderimin që SHBA i bëri gjyqtarit Adrian Dvorani. Reagimet zyrtare të Ilir Metës dhe zyrës së tij, tregojnë për humbje kontrolli, ndërsa reagimet e familjes Berisha janë dhe më banale.

Dhëndri i tij, i cili me historinë korruptive të klubit “Partizani” është objekt i drejtësisë dhe kandidat për listën e zezë të SHBA, ishte i pari që sulmoi me komente fyese SHBA-në, ndërsa gjithë stafi i televizionit të familjes Berisha, është mobilizuar të fyejë gjyqtarin Dvorani, me të cilin pronari real i televizionit, ka konflikt interesi, pasi mes të tjerash i ka vrarë dhe vëllain Dvoranit në Gërdec.

Duke e konsideruar si një sinjal kundër tyre prej SHBA-së, Meta dhe Berisha po përpiqen të fyejnë Departamentin e Shtetit, si një institucion nën kontrollin e Edi Ramës, dhe akoma më keq, të betohen se do të zhbëjnë reformën në drejtësi.

Por pikërisht këtu ata duket se janë të ndarë nga Lulzim Basha.

Ky i fundit ka ditë që përsërit, në fakt pa ja kërkuar askush, se kur të vijë në pushtet do mbajë duart larg nga reforma në drejtësi, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë koment negativ ndaj nderimit që i është bërë nga Departamenti i Shtetit, gjyqtarit Dvorani.

Kjo diferencë qëndrimesh duket e konsultuar paraprakisht me diplomatë Perëndimorë në Tiranë, pasi refreni i tij, se do të qëndrojë larg prekjes së reformës në drejtësi, përveçse është një qëndrim i kundërt me Berishën dhe Metën, është dhe antifushatë për Ilir Metën, i cili është betuar se “25 prilli do jetë referendum që do shkrijë Ramaformën”, siç e quan ai reformën në drejtësi.

Ngjarja  e djeshme dhe reagimet e çekulibruara të familjes Berisha dhe llir Metës, e bëjnë dhe më të fortë këtë kontrast. Lulzim Basha nuk ka reaguar, por vazhdon të thotë se nuk do ta prekë reformën në drejtësi.

Deri më sot reforma në drejtësi ka qenë një vijë ndarje mes opozitës nga një anë, dhe shumicës në pushtet dhe Perëndimit nga ana tjetër.

Është hera e parë që reforma në drejtësi po ndan vetë opozitën. Për më tepër, në këtë rast Berisha e Meta e kanë jo vetëm qëndrim politik, por dhe problem personal, qëndrimin ndaj reformës.

Është kjo arsyeja që ata e kanë marrë si sulm personal ndaj tyre nderimin e gjyqtarit Dvorani nga SHBA. Nuk di si do ta marrin heshtjen e Bashës.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/02/2021 22:18

    Ia ke fut kot o Mero per diversion pa ti e di qe Luli eshte eunuk dhe ben cfare do Berisha. Thjesht per fushate i duhet te beje djalin e mire, por po erdhen keta ne pushtet e varrosen reformen ne drejtesi, s'e pjerdh kush Lulin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja