Dy vitet e fundit janë të errtat në historinë e Flamurtarit, që këtë sezon luan në Katgeorinë e Dytë. Kjo tashmë është fakt dhe drejtuesit e kanë lënë pas krahëve, me qëllimin për t’u ringritur sa më shpejt. Aktualisht vlonjatët udhëheqin kampionatin dhe janë optimistë për të ardhmen.
Resuli, trajner i Flamurtarit: “Është ndërtuar një skuadër me shumë elementë të mirë, me emra, me lojtarë që kanë eksperienca në shumë ndeshje dhe kategori më të larta. Kjo na e ka lehtësuar objektivin që ne kemi.”
Ecuria pozitive, por edhe mbështetja që ka klubi, ka entuziazmuar ambientin vlonjat që pretendon shumë shpejt të kthehet në Superligë.
Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit: “Qëllimi jonë, apo kjo përgjegjësi që kemi marë përsipër, është që ta dërgojmë Flamurtarin sa më shpejt atje ku i takon edhe sipas emrit.”
Në grupin B të Kategorisë së Dytë pas 10 ndeshjesh Flamurtari ka grumbulluar 23 pikë, 3 më shumë se Labëria e vendit të dytë. Në Kategorinë e Parë kalon direkt skuadra që fiton kampionatin, ndërsa vendi i dytë bën ‘play-off’.
Komente













O papok ku e cuat Flamurtarin ti me bert piranecin dhe me ata legenat e tjer qe i rin nga pas Sinan turkoshadhit si zagaret e Memet Halemit.S,ju vjen turp faqezinj
PërgjigjuO o Flamurtar që fitje me Barcelonën kur ngele ti në dorë të Papok bythshqyerit...
Përgjigju