Me not nga Brindisi, shqiptarja Eva Buzo ndërpret sfidën 16 kilometra larg Vlorës! Atletja dërgohet në spital: E kënaqur me rezultatin, bëra më të mirën

Vetëm 16 kilometra nga bregu i Vlorës, pasi kishte notuar 75 kilometra, Eva Buzo e ndali notin pas rreth 28 orësh rrugëtim. 36 vjeçarja australiane me origjinën e të parëve nga Shqipëria, i rezistoi fillimisht këshillave të trajnerëve të saj për t’u tërhequr, por në fund u detyrua të dorëzohej vetëm pak milje nga Karaburuni. Pickimi i një kandili ia rëndoi situatën ndërsa edhe kripa ia kishte vështirësuar më parë të folurën.

‘Jam në plazh’ ishin  fjalët e para të saj e pavetëdijshme, kur u prit në port dhe më pas u dërgua drejt spitalit të Vlorës dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë nën kujdesin e mjekëve.

“Është pak e lodhur me pak ethe. Por treguesit janë normal. Erdhi me gjendje dridhje, ndoshta nga lodhja dhe humbja e lëngjeve”- tha mjeku. 

“Është shumë mirë. Thjesht po i bëhet një kontroll mushkërive të saj por nuk ka asnjë problem serioz”- u shpreh trajneri. 

Edhe pse nuk ia doli të afërmit e Evës nuk e fshehin krenarinë për të.

“Jam shumë e gëzuar për Evën. Është një shqiptare e vërtetë, një vajzë e vërtetë patriote. Ajo erdhi në 2015-n për herë të parë dhe mori një dashuri nga Shqipëria. Dhe që atëherë mendoi këtë sfidë për të bashkuar këto brigje. E pickoi një kandil dhe filloi t’i fryheshin buzët”- tha e afërmja Linda Buzo. 

Në tokën e të parëve tashmë Buzo do të ketë mundësinë të shijojë bukuritë e Shqipërisë, për promovimin e të cilave e ndërmori sfidën e vështirë, siç edhe e evidentoi plot krenari në intervistën para se të nisej për Report Tv.

Eva Buzo do të bëhej gruaja e parë në histori që kalon 91 km e Otrantos me not, objektiv i cili me pak fat mund të ishte realizuar me sukses nga avokatja shqiptaro-australiane.  

Shqiptaro-Australiania Eva Buzo dha dhe një intervistë për Report Tv flet për nismën e fundit të saj për të kaluar me not Otranton, nga Italia në Shqipëri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Pas 28 orësh në det ndërpreu sfidën për të kaluar me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, Eva Buzo: Jam e kënaqur me rezultatin, bëra më të mirën

1687542650_evabuzo.jpg

Atletja shqiptare, Eva Buzo ka dhënë një deklaratë për mediat pas 28 orësh not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës. Buzo tha se është e kënaqur me rezultatin që ka arritur, si dhe theksoi se u mundua që të japë më të mirën.

Jam shumë e kënaqur me rezultatet që kam arritur. U mundova që të jap më të mirën, ishte e vështirë. Noti ka vështirësitë e veta. Në këtë notim ishte e vështirë me erën dhe i thash vetes fillo që të notosh. Fillova ngadalë dhe mendova që kur të vinte darka do e kisha më shumë shpejtësi, por nuk ndodhi pasi u pickova nga një kandil dhe nuk e arrita qëllimin. I thashë edhe trajnerit ca po ndodhte, ishte edhe era, anijet e vogla vërdallë kishin efektin e tyre.

Në fillim e kam nisur me ngadalë ecjen me not në det dhe kur të binte mbrëmja do kisha ecjen më te shpejte, por kjo nuk ndodhi pasi një kandil deti më goditi në krah dhe kjo ma uli ritmin e notimit, po ashtu dhe era apo anijet që lundronin aty ndikuan në ritmin e shpejtë të notimit. Kur nisa që të notoj gjatë darkës ka rënë një mjegull e dendur , po ashtu ajo kishte e efektin e saj në frymëmarrje, dhe të gjitha këto bën që të kishin efektin e vete për të mos përfunduar garën.

E pyetur që çlidhje keni ju me Shqipërinë, ajo tregon që ka gjyshin nga Shqipëria, dhe është një komunitet shumë i madh shqiptar , dhe dashuria që kishte për traditat , ajo kishte dëshirë që të bënte diçka për vendin e lindjes së gjyshit te saj.

 

Ora 17:10
Pas 28 orësh në det ndërpreu sfidën për të kaluar me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, Eva Buzo flet nga spitali: Jam shumë mirë

 

Atletja shqiptare, Eva Buzo ka folur nga spitali pas disa orësh nën mbikëqyrje të stafit mjekësor pasi 28 orësh not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës. Nëpërmjet një videoje të postuar nga spitali ku po trajtohet Buzo thotë se është në gjendje të mirë dhe se sa më shpejt do të kontaktojë me ndjekësit e saj. 

“Përshëndetje të gjithëve thjesht një mesazh i shkurtër, jam shumë mirë! Kam notuar për një kohë të gjatë dhe dua një pica të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në mbikëqyrje dhe do të kontaktoj sërish me ju sa më shpejt të mundem. Çfarë noti!”- shprehet Eva Buzo.

Ora 14:35
28 orë në det të hapur, shefi i Reanimacionit në Vlorë flet për gjendjen e Eva Buzos: Do t’i duhen 4 orë për të marrë veten

 

Shefi i Reanimacionit në Vlorë, Edmond Breshani ka treguar për gjendjen shëndetësore të Eva Buzos, avokates dhe atletes që kishte dëshirën të ‘bashkonte’ detin e Italisë dhe Shqipërisë.

Mjeku tha se Eva ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, është në gjendje të mirë por ka pak ethe dhe është e lodhur nga noti.

“Sapo ka mbërritur, ka rreth gjysmë ore që ka ardhur nga deti. Aktualisht është në gjendje stabile nga ana hemodinamike. Është konshiente, pak e lodhur dhe me pak ethe nga lodhja. Por treguesit janë normal. Tensioni alteral, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme janë mirë”– tha Breshani.

I pyetur se në çfarë gjendje u paraqit në spital, mjeku tha se Eva kishte shumë dridhje për shkak të të ftohtit. Ai tha se do i duhen 4 orë për të marrë veten.

“Erdhi në një gjendje me dridhje nga të ftohtit dhe lodhja. Kishte humbje lëngjesh ndoshta edhe për shkak të metabolizmit që është i shtuar për arsye të sforcos. Do t’i duhet rreth 4 orë për të marrë veten. Ne tashmë jemi duke e mbajtur me likuide, kompresa të ngrohta dhe ambient të freskët.

Në momentet e para që ka ardhur këtu, ajo mund të artikulonte por ne nuk komunikuam shumë sepse nuk donim ta lodhnim. Megjithatë, tentonte t’iu përgjigjej pyetjeve. Ishte në gjendje të lodhur jo se vuante nonjë problem shëndetësor. Kishte shenja në trup nga lodhja, nga goditja, nga pickimet që mund të ketë pasur, kishte disa njolla kinotike në trup. Nuk kishte nxirje, vetëm skuqje”- tha mjeku.

Ora 12:56
28 orë not nga Brindisi drejt Vlorës, Eva Buzo ndërpret sfidën, dërgohet në spital

 

Eva Buzo, notarja shqiptare ka ndërprerë sfidën e notit pas gjendjes jo të mirë shëndetësore. Shqiptarja u pickua nga kandili dhe hasi vështirësi në të folur për shkak të kripës, teksa ka ndërprerë garën për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pritet të dërgohet në spital. Buzo ka pasur vështirësi në orientim dhe vetëdije, pas më shumë se 28 orësh not në det të hapur dhe pa ndërprerje. Kujtojmë se mëngjesin e djeshëm ajo u nis nga Brindisi drejt Vlorës, duke arritur pranë Karaburunit.

Ora 12:22
Misioni plot sfida i Eva Buzos, atletja shqiptare pickohet nga kandili! Trajnerët e këshillojnë të ndërpresë notin, 35-vjeçarja s’pranon të dorëzohet

 

Nuk e ka pasur të lehtë, por Eva ja ka dalë të mbërrijë deri në Karaburun. Gjatë 28 orëve not, ajo ka shfaqur probleme me të folurin nga kripa e tepërt, ndërsa së fundmi atleten shqiptare e ka pickuar kandili. Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin, por Eva nuk ka pranuar. Evës i ka mbetur edhe pak orë për të mbërritur në Vlorë, atje ku ajo i kishte vendosur qëllim vetes si destinacion.

Ora 11:15
Pas 27 orësh në det të hapur, atletja shqiptare Eva Buzo shfaq problemet e para gjatë notimit

 

Nga informacionet e fundit mësohet se Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjate notimit. Prej rreth 27 orësh në det Eva Buzo mësohet se ka probleme ne te folur dhe kripe te tepërt. Është duke u monitoruar gjendje e saj. Aktualisht ndodhet disa milje larg Karaburunit në det te hapur.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 24/06/2023 23:54

    Po sa injorance qe ka ne disa komente, per tu habitur sa shume gjykojme… ajo qe beri kjo zonja eshte dicka spektakolare, qe ju deshtakeve nuk ju kalon as neper mendje, per te ardhur keq qe nuk e perfundoj por gjithesesi pergezime!! Fantastic!! Well done!! ????

    Përgjigju
  • Hahahahaaaaa: 23/06/2023 17:26

    Ku do shkonte kjo 120kg njeri te bente not

    Përgjigju
  • Scutari: 23/06/2023 13:29

    Italiani Paolo Pinto e ka pershkuar distancen Itali-Shqiperi me 1979 dhe ka notuar ne nje si kosh mbrojtes ndaj ketyre rreziqeve. I urojme suksese heren tjeter!

    Përgjigju
    • Sefer daja: 23/06/2023 15:03

      O Scutar Paolo Pinto nuk arriti ta kalonte me sukses Otranton. Dështoi nga koha e keqe në ardhje, dhe në kthim nuk e kish program.Ngjarja ka ndodh në 1985. E vetmja gjë e sakte që thua është koshi mbrojtës.Dhe ai ish kundër peshkaqenve, jo kandilave

  • Ethem Lalaj: 23/06/2023 10:53

    Bravo e madhe TRIMËRESHËS SHQIPËTARE për guximin e saj,Për dashurinë që ka për MËMËDHEUN. -Kjo do ishte një ngjarje HISTORIKE E SHEKULLIT 21. -Do kisha qej të madh ta prisja e përshëndesja talenten e madhe Shqipëtare. -Dilni VLONJAT priteni e përshëndeten Trimëreshën e madhe Shqipëtare.Ne sot syt i kemi në Vlorën e I.Qemalit.

    Përgjigju
  • e drejta: 23/06/2023 10:07

    <SHQIPETARJA> QE NUK DINTE ASNJE FJALE SHQIP....MOS BEJME SHAKA ME KETO GJERA. CDO PERSON PERCAKTOHET NGA GJUHA SE NGA ESHTE

    Përgjigju
    • Besnik: 23/06/2023 13:26

      Futja kot. Unë që flas Anglisht çfarë jam Amerikan apo Anglez? Hajde llogjikë, hajde

    • Arben: 23/06/2023 13:17

      E drejta, paske patur te drejte! Sikur te ishte shqiptare 100% do ta kishte perfunduar garen dhe do na kishte bere krenare sot! Por me sa duket fakti qe nuk eshte shqiptare e beri te deshtoje!

    • Sh .v: 23/06/2023 12:01

      Pa lidhje kjo qe thua ajonka gjak shqiptari po ben mire ta degnosh intrvisten e saj ke shqiotare jan lindur e rritur ne shqoperi dhe nuk dine shqip faleminderit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar