Është nevoja për një frymëzim të ri kombëtar

Është nevoja për një frymëzim të ri kombëtar

Shqipëria ka hyrë në shekullin e dytë të pavarësisë dhe po ashtu shqiptarët vazhdojnë ta shkruajnë historinë e tyre ndoshta që me fillimin e njerëzimit! Po, po! Me siguri historia njerëzore ka filluar edhe me historinë e shqiptarëve! Mandje, duhet të kemi kurajën dhe guximin të pohojmë pa frikë se një pjesë të rëndësishme të historisë njerëzore e kanë shkruar edhe shqiptarët! Shqiptarët kanë qenë këtu ku janë sot, kur shumë të tjerët ndoshta as nuk ishin e as nuk kishin ndonjë projekt për të qenë! Besimet fetare, gjuha e shkruar e folur, format e organizimeve shtetërore kanë filluar me shqiptarët ose më sakt, shqiptarët ishin ndër ata popuj që botës i dhanë civilizim dhe Ballkanit i dhanë emrin e tyre! Për fatkeqësi historike ose për modesti të pa shpjeguar, historinë tonë si popull dhe si komb nuk e kemi shkruar në lartësinë e merituar! Një gjë është e sigurt, se nëse grekët kanë ekzistuar në jug-lindje dhe romakët përballë, në veri-perëndim ishin ilirët ose shqiptarët! Këto tre popuj kaq shumë në rivalitet kanë shkruar dhe kanë bërë civilizimin perëndimor që njohim sot, por padrejtësisht në këtë histori shqiptarët janë ata që padrejtësisht përmenden më pak! Në kushte të jashtëzakonshme, kur ndoshta të gjithë shpresonin shuajtjen e kombit shqiptar, këta të fundit duke suprizuar popuj e shkruan përsëri historinë e tyre duke vendosur Pavarësinë në 1912!

Në një shekull rrugëtimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve ka qenë gjithmonë i vështirën dhe i vendosur në rrafshin për ekzistencë. Megjithatë, historia e shqiptarëve në 600 vitet e fundit është e jashtëzakonshme, sepse përtej çdo padrejtësie apo intrigë, shqiptarët janë kanë  dalur të mbijetojnë e pse jo edhe të bëjnë progrese të rëndësishme në kushte të jashtëzakonshme!

Çelësi i suksesit të tyre ka qenë simboli kombëtar flamuri, para të cilit të gjithë përulen si dhe gjuha! Këto dy element të rëndësishëm kombëtar i ka ndihmuar që shqiptarët të ndjehen një, pavarësisht rrethanave organizative me bazë territoriale! Përtej dëshirave të tjerëve për të shuar kombin shqiptar, ai ka mbijetuar dhe ka qëndruar i bashkuar!

Sot, shqiptarët janë më të fortë dje, por rrethanat thuajse janë të njëjta në Rajon, sepse rreziku për ta rrënuar e shuar qëndron pas dere! Pas një shekulli pavarësi dhe pas një historie kombëtare që fillon para Lindjes së Krishtit e vazhdon deri në ditët tona, shqiptarët kanë nevojë për një forcë të re, për forcën e ribashkimit!

Shqiptarët sot, kanë nevojë për frymëzim të ri kombëtar që duhet të shfaqet tek politikanët, të pasqyrohet tek institucionet dhe të jetë një motiv tek brezat! Frymëzimi i bashkimit është i domosdoshëm për ruajtur mbijetesën dhe për të forcuar progresin e të ardhmes! Nëse duhet t'i referohemi historisë, duhet të kemi një rilindje të re kombëtare që bazë të saj nuk ka më ekzistencën, por bashkimin!

Bashkimi i shqiptarëve është një e drejtë historike dhe hyjnore ashtu si edhe e popujve të tjerë! Bashkimi i shqiptarëve nuk mund të jetë një kërcënim për ekzistencën e popujve të tjerë, por një motiv paqeje dhe stabiliteti. Bashkimi i shqiptarëve nuk është dhunim apo abuzim mbi popujt e tjerë, por proces natyral, sepse ata janë autokton kudo ku ndodhen!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale

Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale