'Është vrarë katundari për një gotë qumësht'! Kryengritja Antikomuniste e Postribës 1946! Vrasje, persekutime dhe hakmarrje komuniste! Dëshmi në 'Esencë' me Eljan Taninin

Fakte, dëshmi dhe dokumenta që flasin për një ngjarje e cila qëndron ende e fshehur në historinë e popullit shqiptar, si një nder kryengritjet antikomuniste më të mëdha në Europë.

Jane vitet kur në Shqipëri nuk kishte hyrë ende në masë dhe stabilizuar ashtu siç duhet sistemi komunist, ama gjendja ushtarake e shtetit megjithëse nuk ishte atje ku duhet, kishte armatimet e veta të vjetra ose jo. Mga Malësia dhe thellësitë e saja natyrore, kishin ndryshuar vulat e shtetit në letra, por nuk ishte shtënë dot e gjitha në duart e shtetit të ri monist.

Në emisionin Esencë që shfaqet në ekranin e Report Tv çdo të martë e të premte ora 23:00, Hamza Kazazi i biri i Jup Kazazit, tha  në një intervistë eksluzive se:

"Kjo lëvizje antikomuniste kishte si qëllim të përhapej në të gjithë Shqipërinë duke nisur nga Shkodra, madje kryengritësit arritën deri te Dugajt e Reja në Shkodër. Gjithashtu janë vrarë njerëz përballë komunistëve edhe sepse nuk u kanë dhënë atyre një gotë qumësht, pohon Hamza Kazazi.

I biri i Jupit, Hamza Kazazi thotë se të atin e masakruan edhe për së vdekuri, kënduan e hodhën valle dhe e ekspozuan në qytet. Pas ngjarjes, 7 anëtarë dhe të afërm të familjes Kazazi u ekzekutuan, vranë veten ose vdiqën, ndërsa dhjetëra të tjerë u internuan. Trupat e të vrarëve nuk iu kthyen kurrë familjeve"

Në një farë mënyre, lëvizja antikomuniste u shtyp edhe sepse jo të gjithë ishin të armatosur ashtu siç duhet.

Admirina Peçi, Gazetare në Report Tv e emisionit Dosja K, pohoi se: Ndaj Familjes Kazazi është ushtruar terror, Jup Kazazi nuk u vra nga komunistët por vrau veten, kjo edhe sipas letrës së sigurimit të shtetit me pranimin e shkruar edhe të Mehmet Shehut. Kufoma e Jup Kazazit u shëtit nëpër Shkodër, për të treguar që ne e vramë prijësin tuaj, dhe ne kështu do të sillemi edhe me ju, vijon më tej Gazetarja Peçi.

Edhe letra e mëposhtme e tregon edhe një herë faktin e atyre netëve të përgjakura me vazhdimin e manipulimit të fakteve dhe rrethanave. Më poshtë, letra e Zoi Themelit, nen drejtor i Sigurimit të Shtetit.

Shkodër 17/9/46
Tepër Urgjent
Drejtoris Sigurimit Shtetit
(Nestit)
Mbramë në ora dy mbas mesit të natës u zbulue në seksion se ku ndodhet Jup Kazazi. Në rrethimin që i bëmë shtëpisë dhe mbasi si e pa se neve e gjetëm bodrumin ku ishte mëshefur dhe s’kishte shpëtim, vrau vehten. Këtu popullarizohet se e vramë neve (në dokument nënvizohet me shkrim dore “Mirë”, që nënkupton se e mirartojnë). Kemi gjetur disa dokumenta, por ma të randësishmet do t’u a dërgojmë.
ZOI THEMELI

Madje edhe fotografia e famshme qe tregon Jup Kazazin te shtrire nen kembet e komunisteve, eshte spekullim i atij çasti.

Florin Zyberaj, studiues dhe historian pranë ISKK, tha për Esencë në Report Tv se: Në Kryengritjen e Postribës pati 33 shtëpi të djegura, mbi 69 perosna u arratisën, 200 persona u arrestuan, dhe  numri i të vrarëve nga 17 vajti në 33. Filluan raprezalje ndaj popullsisë së Postribës, djegie e shtëpish ne fshat, gjyqe ushtarake, pushkatime, burgime dhe internime pa masë u krjyen nga diktatura komuniste.

Kjo kryengritje, u shtyp me gjak nga ushtria por jo vetëm kaq. Tankset erdhen nga Tirana në Shkodër.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion