Eshtrat e gjetura më 3 prill në Kurbin, del ekspertiza: U keqtrajtua me sende të forta! S' dihet nëse janë të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, i zhdukur 7 vite më parë

Eshtrat e gjetura më 3 prill në Kurbin, del ekspertiza: U keqtrajtua me sende të forta! S' dihet nëse janë të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, i zhdukur 7 vite më parë

Një pjesë e mbetjeve kockore të gjetura mesditën e 3 prillit në Fushe-Kuqe të Kurbinit, rezultojnë se janë dëmtuar me mjete të forta. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet e mjekësisë-ligjore pas ekzaminimeve të kryera, por pa arritur të përcaktojnë se cilët janë mjetet e përdorura për goditjen e viktimës, i cili mendohet se është dhunuar e më pas është vrarë.

Ende nuk dihet se kujt mund t’i përkasin këto eshtra, ndërsa prokuroria vendosi që t’i marrë sërish ADN një gruaje nga Fushë-Mamurrasi. Ajo është nëna e 16-vjeçarit të zhdukur prej 7 vitesh, Mariglen Gjonaj, e cila mësohet se ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Tiranës, ku dhe i është marrë një profil ADN-ja, për të zbuluar nëse i përkasin të riut të zhdukur prej viti 2015-të. Kafka dhe mbetjet kockore u pikasen nga një banor me 3 prill, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushe-Kuqen me Adriatikun.

Ai njoftoi policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes. Ferrat dhe shkurret ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore ishte përfshire nga flaket e zjarrit 10 ditë më parë, e që prej asaj kohë në zonë kishte nisur të ndjehej aromë e rëndë, duke shqetësuar banoret të cilët i kanë shtëpitë e tyre 200 metra më larg.

Kush është Mariglen Gjonaj

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tij. Prindërit shpreheshin se ai atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata kanë bërë denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, nuk u gjet asnjë gjurmë prej Mariglen Gjonajt.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bën apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin.

“Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, shprehej nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.

Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çështje po harrohej prej tyre.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”,- shprehej ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes! Ardhja e Perëndisë për të shpëtuar njeriun