Ekskluzive/ Vrasja e foshnjes shqiptare në Greqi, detaje nga krimi dhe largimi nga paraburgimi i 43-vjeçares! Report Tv siguron dosjen hetimore

U deshën më shumë se 20 vite hetime nga policia e Lamias në Greqi për të zbuluar krimin makabër të nënës shqpitare Irena Kostaki. 43 vjeçarja nga fshati Miras në Devoll 25 vite më parë vrau foshnjen e saj I.Kostaki.

ReportTv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e autoriteteve greke në të cilën thuhet "Shtetasja Irena Kostaki në gjëndje të qetë psikologjike ka vrarë duke mbytur me duar vajzën e saj 9 muajshe I.Kostaki".

Për këtë fakt, thuhet në letër  porosinë e palës Greke, gjykata e Lamias e ka dënuar në vitin 2015 nënën shqiptare me 20 vite burg në mungesë.

Vendimi është dhënë në mungesë pasi pas kryerjes së krimit, Irena Kostaki ka qëndruar vetëm pak muaj e arrestuar nga 1995-1996 dhe në 5 mars 1997 është arratisur nga paraburgimi.

Nga ai moment ajo i është fshehur drejtësisë Greke ndërsa atje ka lënë bashkëshortin e saj P.Kostaki.

Ky krim prej 25 vitesh do të mbetej një mister në familjen Kostaki deri sa pala Greke kërkoi nga drejtësia shqipare ekzekutimin e dënimit për vrasjen e kryer me paramendim.

Më 16 tetor 2020 shqipëria do të njihej me krimin makabër, ku dosja dhe vendimi mbërriti në ministrinë e drejtësisë shqiptare.

Ndërkohë Irena Kostaki Zeria nëShqipëri kishte rifilluar një jetë të re pas arratisjes nga paraburgimi grek në vitin 1997.

Çifti aktualisht ka edhe dy fëmijë të tjerë, ndërsa gjykata e Korçës e cila bëri vlersimin e masës pas arrestimit të 43 vjeçares, caktoi ndaj saj si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi deri në përfundim të proçesit për njohjen e dënimit.

(kliko këtu) Eksluzive/ Dosja e plotë e nënës që mbyti fëmijën

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin