Vrau foshnjën 9-muajshe në vitin 1995, gjykata lë në arrest shtëpie 43-vjeçaren (VIDEO)

Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest shtëpie për 46-vjeçaren, Irena Zeria Kostaki e cila është dënuar në shtetin grek për vrasjen e vajzës së saj 9-muajshe, ngjarje kjo e ndodhur 25 vite më parë.

Gjatë seancës gjyqësore, të së premtes avokati i çështjes, Nevzat Tarelli ka paraqitur kartelen mjekësore te 46-vjecares, ku vertetohet se ajo vuan nga crregullimi bipolar psikotik. Duke vlerësuar gjendjen e rënduar psikologjike, gjykata vendosi masën lehtësuese "arrest shtepie" për Irena Zerian.

Ajo ka lënë qelinë e paraburgimit, ku u mbajt për 48-orë për tu kthyer në fshatin Miras të Devollit ku jeton prej shumë vitesh.

Familjarët nuk dëshirojnë të flasin për ngjarjen që çoi Irenën të përballet me drejtësinë pas 25 vitesh.

Ndërsa fqinjët japin një version tjetër të ngjarjes, me pretendimin se Irena Zeria u ka pohuar se foshnja ishte mbytur nga ushqimi.

"Ajo ishte grua e përsosur. Ne bëmë 30 vite këtu. Është një grua e shkëlqyer. Iku për të punuar. Lindi një fëmijë. Po hante një mollë fëmija. Ajo rrinte që tja hiqte kafshatën që kishte marrë fëmija. Ajo është në gjendje të rëndë psikologjike. Gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. Ajo ka rritur dy fëmijë të shëndetshëm. I rriti vetë. Ajo rrjedh nga një familje intelektualësh. Babai ishte profesor. Nëna ishte edukatore dhe ka rritur fëmijë. Ishte dy vite në universitetin e Kamzës. Ajo emigroi" - thotë një prej banoreve.

Ne vitin 1997 Irena Zeria Kostaki, u arratis nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Korydallos të Greqisë dhe prej asaj kohe jeton në Miras me bashkëshortin dhe dy fëmijët që tashmë janë studentë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Vrasja e foshnjes 9-muajshe, fqinjët e 43-vjeçares: Fëmija u mbyt me ushqim! Ajo nuk ka bërë gjë, ishte e përsosur

Fqinjet e Irena Zeriut, 43-vjeçarja e cila akuzohet se ka mbytur fëmijën e saj, japin një tjetër version të ngjarjes makabër.

Për Report Tv, ato shprehen se fëmija është mbytur me ushqim, ndërsa e ëma e saj ka tentuar tja heqë.

Ato thonë se pasi foshnja ndërroi jetë, 43-vjeçarja ka pësuar shok psikologjik.

"Ajo ishte grua e përsosur. Ne bëmë 30 vite këtu. Është një grua e shkëlqyer. Iku për të punuar. Lindi një fëmijë. Po hante një mollë fëmija. Ajo rrinte që tja hiqte kafshatën që kishte marrë fëmija. Ajo është në gjendje të rëndë psikologjike. Gjithçka ka ndodhur aksidentalisht. Ajo ka rritur dy fëmijë të shëndetshëm. I rriti vetë. Ajo rrjedh nga një familje intelektualësh. Babai ishte profesor. Nëna ishte edukatore dhe ka rritur fëmijë. Ishte dy vite në universitetin e Kamzës. Ajo emigroi" - thotë një prej banoreve.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/11/2020 23:56

    Shume gra pas lindjes vuajne nga PPD,dhe kjo nuk ben perjashtim.Komshijte po japin versionin e servirur atyre nga nena, qe mund, ose mund te mos jete i vertete,pastaj kush i jep nje 9-muajshi te haje molle?!Nese Greqia e kerkon,atehere autopsia atje ka dale ne nje perfundim qe ndoshta e justifikon arrestin dhe denimin. Arratisje eshte akuze me vete dhe mbart denim me vete.

    Përgjigju
  • Flamur: 14/11/2020 10:33

    Po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork

Qeveria në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Simaku! Balla i ngarkuar, kontakte me Konsullatën në Nju Jork