TIRANE- Grupi kriminal që organizonte shërbime eskortë me prostituta të luksit në Tiranë, i cili u godit mbrëmjen e së mërkurës nga policia e kryeqytetit mësohet se selinë e tyre e kishin tek Liqeni Artificial. Policia e Tiranës mundi të vërë 13 persona në pranga, të cilët aktivitetin e tyre e ushtronin në Tiranë dhe Elbasan. Operacioni për kapjen e tyre është koduar “Eskortë”.

Arrestimi 
Në një hotel pranë Saukut janë arrestuar 3 vajza, Silvana Nexhipi, Ambra Isaku dhe Xheje Dunga, ndërsa Franko Dervishi dhe Eglantin Kapo mësohet se merreshin me transportimin e prostitutave nga njëri vend në tjetrin. Po ashtu në pranga u vunë edhe 4 klientë, të gjithë turq. Katër personat e tjerë Ervin Tanku, Hasan Kurmeta, Jonid Tace dhe Klevis Abasaj, të cilët u arrestuan në disa lokale nate në Tiranë e Elbasan. Burime të policisë thonë se, ky rrjet i shfrytëzonte vajzat kryesisht në hotelet luksoze të kryeqytetit dhe çmimet varionin nga 100 euro për çdo klient, deri në 500 euro për orgji, pra kur kërkohej marrëdhënie seksuale në grup. Policia thotë se, në këtë rrjet dyshohet të jenë përfshirë edhe persona të tjerë dhe se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të këtij aktivitet.

Klientët 
Burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se ishte e arrestuara Silvana Nexhipi, ajo që merrej me gjetjen e klientëve. Mësohet se Nexhipi klientët i gjente nëpër lokalet ‘VIP’ të kryeqytetit, ndërsa dyshohet se pjesë e tyre bëheshin edhe politikanë të vendit tonë.



operacioni
Hetimi 
Ky grup personash mësohet se ka rënë në pranga pas një procedimi penal të nisur më herët nga ana e Policisë së Tiranës. Ndërkohë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se femrat e arrestuara ishin të divorcuara më parë, ndërsa shfrytëzoheshin për kryerje marrëdhëniesh seksuale me pagesë. Burimet theksojnë se secila nga femrat e mësipërme, çdo ditë takohej me të paktën dhjetë klientë. Momentin e arrestimit mësohet se dy shtetasit turq janë kapur duke kryer marrëdhënie seksuale në të njëjtën dhomë me dy vajza njëherësh, kundrejt shumës 200 euro që kishin paguar tek tutorët e vajzave. Ndërkohë, burimet thonë se Franko Dervishi dhe Eglantin Kapo merrnin porosi nga personat që kërkonin të kryenin marrëdhënie seksuale me pagesë dhe më pas bënin shoqërimin e vajzave dhe klientëve në hotele luksoze. 

operacioni
Pjestarët e grupit të drogës

Redaskai online
(S.m/shqiptarja,com)