Eskorta qeveritare, Çuko: Vështirë të
gjesh truprojë me gjatësinë e Ramës
Me ndryshimet në qeveri e Parlament, ka filluar dhe lëvizja e eskortave shoqëruese.
TIRANE- Ruajtja e personaliteteve të larta shtetërore është një detyrë ligjore e Gardës së Republikës, ku me ndryshimet në qeveri, Parlament, ka filluar dhe lëvizja e eskortave shoqëruese.
Sipas ligjit për mbrojtjen e personaliteteve këtë privilegj e gëzon Presidenti i Republikës dhe Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Zëvendëskryeministri, Ministri i Rendit, Prokurori i Përgjithshëm, Ministrat, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, si dhe lideri i partisë opozitare.
E ndërsa jemi mësuar që ish-kryeministrin Sali Berisha ta shohim me një numër të lartë shoqëruesish, njëherazi dhe ish-kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, sipas Arben Çukos ish-drejtuesi i Gardës, njëherazi deputet i Partisë Socialiste, tashmë këto figura Garda do t’i ruajë sipas ligjit por me një numër të kufizuar shoqëruesish.
Çuko thotë se Garda ka nevojë urgjente për një pastrim, pasi më 21 janar të 2011 ky institucion u kthye në bandë vrasëse.
Për sa i përket kryeministrit, Z.Edi Rama, Çuko shprehet se për Ramën do të jetë vështirë të gjendet një truproje fizike.
Për sa i përket shoqëruesve, ligji parashikon që ish-funksionarët publikë të kenë një numër të kufizuar, ku ish-Presidenti dhe ish-kryeminstri do të kenë nga 4 shoqërues, ndërsa ish-Kryetari i Kuvendit dhe ish-ministri i Rendit nga 2 shoqërues.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
35.7%
-
Jo
60.6%
-
Deri diku
3.7%
Vota total: 269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë
28 Nëntor, 11:35
-
I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Elbasan
28 Nëntor, 11:33
-
112-vjetori i Pavarësisë, Mirdita vishet Kuqezi! Flamur gjigand në qendër të qytetit! Qindra qytetarë në festime, edhe ish-ushtarë të UÇK-së
28 Nëntor, 11:28
-
Dosja e Suel Çelës/ 'I kemi çu haber me Blerinën, ta thy në mes...lekët ja japim ne Pajtimes!' Biseda e Marjus Lulajt 5 muaj para dënimit të Astrit Sinanajt
28 Nëntor, 11:26
-
Shëndetlie tradicionale me arra, shije speciale nga zonja Albana
28 Nëntor, 11:23
-
28 nëntori, Kisha Orthodhokse kryen Dhoksologjinë e Flamurit! Në Vlorë ceremonia u drejtua nga Imzot Asti
28 Nëntor, 11:23
-
Dua Lipa uron shqiptarët me vargjet e himnit kombëtar
28 Nëntor, 11:17
-
Komuna e Zveçanit për herë të parë me seancë solemne për 28 Nëntor
28 Nëntor, 11:02
-
Pavarësia/ Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca: 28 nëntori është dita më përbashkuese e popullit tonë
28 Nëntor, 11:01
-
112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar
28 Nëntor, 10:49
-
Ushtria valvit flamurin kuq e zi në 'qiellin' e Vlorës
28 Nëntor, 10:45
-
Protesta e PD-së më 26 nëntor, lirohet nga qelia një prej të arrestuarve! Nesër del për masën protestuesi tjetër! Deputetët e PD-së po hetohen si organizator
28 Nëntor, 10:43