Esma Agolli: Trebeshina më ndaloi
në rrugë para arrestimit, ja ç’më tha

Esma Agolli: Trebeshina më ndaloi<br />në rrugë para arrestimit, ja ç’më tha
TIRANE- Përpara se të thirrej Kadri Roshi në hetuesi për rastin Trebeshina, përpara të njëjtit hetues, Sotir Zavalanit, 9 ditë më parë kishte dëshmuar aktorja e teatrit Esma Agolli. Sikurse me Kadri Roshin, edhe me Esma Agollin Trebeshina kishte shoqëri e shpesh këmbenin biseda mes tyre.

Në rastin e Esma Agollit deponimi i saj zbulon diçka më konkrete mbi konfliktin që Trebeshina kishte me Lidhjen e Shkrimtarëve. Sipas saj ai refuzonte të bashkëpunonte për vënien në skenë të veprave që vinin nga Lidhja e Shkrimtarëve. Në këtë rast ajo ka përmendur dramën “Toka e jonë” e Kolë Jakovës dhe “Çlirimtarët” të Dhimitër Shuteriqit. Po ashtu Esma Agolli ka dëshmuar edhe për përplasjet që Trebeshina ka pasur me regjisorit sovjetik Andre Ivanoviç Kriçko, para premierës “Besa”.

Sipas Esma Agollit, Trebeshina “u nevrikos me të dhe nuk e luajti rolin ashtu si duhet dhe sipas udhëzimeve që kishte marrë”. Aktorja ka folur edhe për qëndrimet emocionale të Trebeshinës, duke hedhur poshte zërat që sipas saj e konsideronin të çmendur. “Për ne në teatër ai ishte krejt normal”, thotë Esma Agolli, ndërsa i rrëfen hetuesit Zavalani edhe ato çka dinte për ikjen e Trebeshinës në Zvicër, sikurse edhe për një ditë kur ai e kishte ndalur në rrugë dhe i kishte folur për atë çështje. Më poshtë po e sjellim të plotë deponimin e Esma Agollit dhënë para hetuesit me 18 mars 1954. 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm