Departamenti i policisë së Essex raportoi se në mjetin ku gjetën vdekjen 39 persona, janë gjetur trupa të gjakosur dhe gjurmë gjaku në derën e "arkivolit metalik".
Mendohet se tetë gratë dhe 31 burrat, gjysmë të zhveshur, që tentuan të kalojnë në Britaninë e Madhe, pasi kanë thirrur për ndihmë, janë përleshur me njëri tjetrin në tentativë për të dalë jashtë kontejnerit frigorifer.
Ata ishin të veshur keq dhe shumë prej tyre ishin lakuriq. Mendohet se 8 prej tyre janë të nacionalitetit vjetnamez.
Policia deri tani ka arrestuar 4 persona si të përfshirë në ngjarje.
Dje u identifikua viktima e parë, një 26-vjeçare vietnameze, dhe mesazhet që ajo i kishte dërguar nënës së saj.
Familja e Pham Thi Tra tha për BBC se vajza e tyre pagoi 30 000 stërlina për të shkuar në Britani “në kërkim të një jete më të mirë”.
Mesazhi i Pham Thi Tra u dërgua 2 orë përpara se kamioni të hynte në Mbretërinë e Bashkuar nga Belgjika.
Prindërit e njërës prej viktimave të identifikuara në kontejnerin frigorifer ku gjetën vdekjen 39 persona, thanë për CNN se kishin paguar 30 000 paund për udhëtimin e vajzës së tyre.
“Trafikantët na thanë se do të rezervonin një vend VIP për vajzën tonë dhe ne paguam 30 000 paund që vajza jonë të mbërrinte shëndoshë e mirë në Britaninë e Madhe”, thotë babai i Pham Thi Tra My
"Ata na thanë se udhëtimi është shumë i sigurt", - vazhdoi ai ndërsa dridhej nga dhimbja.
Të afërmit e një nga viktimat e dyshuara, Nguyen Dinh Tu, thanë se para disa muajsh ai i kërkoi gruas së tij Hoang Thi Thuong ta ndihmonte për të mbledhur rreth 14,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit për në Britaninë e Madhe.
"Kam humbur kontaktin me të në 21 tetor," tha Thuong me lot në sy. "Kam një borxh të madh për të paguar, nuk kam shpresë dhe nuk kam energji për të bërë asgjë".
Një ditë më parë u publikuan mesazhet e 26 vjeçares Pham Thi Tra My ndaj nënës teksa i thoshte se ishte duke vdekur për shkak se nuk merrte dot frymë.
“Mami më vjen keq. Udhëtimi im nuk përfundoi me sukses. Jam duke vdekur, pasi nuk marr dot frymë”, i shkruan ajo ndër të tjera nënës.
Policia britanike gjeti 39 viktimë në kamionin frigorifer, për të cilët tha se ishin me origjinë nga Kina.
Departamenti i policisë së Essex raportoi se në mjetin ku gjetën vdekjen 39 persona, janë gjetur trupa të gjakosur dhe gjurmë gjaku në derën e 'kamionit arkivol'
Mendohet se tetë gratë dhe 31 burrat, gjysmë të zhveshur, që tentuan të kalojnë në Britaninë e Madhe, pasi kanë thirrur për ndihmë, janë përleshur me njëri tjetrin në tentativë për të dalë jashtë kontejnerit frigorifer.