Asambleja e PS, Rama: S’kam asnjë borxh ndaj atyre që kanë hyrë në borxh me drejtësinë, zero shanse të pengojmë SPAK

TIRANË- Nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ishte i qartë me të gjithë se qeveria nuk do të ishte mburojë për asnjë. Rama theksoi se nuk do të pengonte punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kreu i ekzekutivit shpreson që pjesë e kësaj lufte të bëhet edhe SHISH.

‘Nuk ka shans që kjo qeveri dhe parti ta pengojë SPAK-un që të bëjë luftën kundër korrupsionit. Pres që edhe SHISH ti bashkohet kësaj lufte. Pres që SHISH të transformohet, duhet profesionalizëm jo dispanceri e thashethemeve me shkrim.’- tha Rama

Rama ka një përgjigje edhe për ata që e akuzojnë se “i lëshoi”. Sipas tij, i vjen mirë që SPAK dhe drejtësia e re fshinë të gjithë ata që ai i konsideron se kanë punuar në dukje ditën, por kanë vjedhur natën.

‘Unë nuk kam asnjë ndjenjë tjetër, përveç neverisë për këdo që thotë jo po se mbrojti, jo po e lëshoi. Unë qëndroj këtu, jo se nuk më vjen të ndalem në këtë rrugë pa kthim, por siç do njeri që ecën me këmbët e veta dhe djersë, më vjen mirë kur organet tona të drejtësisë e fshijnë nga rruga cilindo që ka punuar me mua ditën në dukje për popullin, dhe natën duke vjedhur pas shpinën time djersën e popullit hipur kalapiç mbi shpinën e PS.’- tha Rama.

Duke iu kërkuar të gjithë socialistëve të mos bien pre e pasurimit në kurriz të të tjerëve, Rama kujtoi amanetet e të parëve, të cilët sipas tij do t’i mbajnë larg çdo hetimi të SPAK dhe paligjshmërie.

‘Mos u a bëni me hile njerëzve! Mos kini frikë nga gabimet e bëra duke punuar drejt e pastër! Mos bëni faje nga ato që merret drejtësia edhe sikur të jeni të bindur se asnjëherë nuk do të merret vesh! Mos bini në kurthin e pasurimit me djersën e të tjerëve! Është haram, nuk është kurrë hallall!’- tha Rama.

Rama tha se të gjithë ata anëtarë, të cilët do të tradhtojnë besimin dhe do të bëjnë korrupsion, do të ndëshkohen. Rama përmendi zhvillimin që kanë marrë qytetet bregdetare të vendit dhe jo vetëm. Ai shtoi se edhe zonat më larg detit, janë përfshirë nga një erë e re e ndryshimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Rama: Tenderat në Shqipëri do t’i japë Inteligjenca Artificiale

1693846335_rama.jpg

Korrupsionin në komisionet e prokurimeve publike, qeveria synon që të luftojë me anë të teknologjisë së fuqizuar nga Inteligjencia Artificiale.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama bëri të ditur se AKSHI është duke punuar ngushtë me skuadrën e platformës Open AI ( që ka zhvilluar Chat GPT),  në mënyrë që komisionerët të “nxirren” nga loja.

Në këtë mënyrë, shtoi Rama, ulet numri i atyre që mund të përfundojnë në SPAK, vetëm se nuk janë në dijeni se çfarë po firmosin.

“Ne sot kemi mundësi që jo vetëm ta dëshirojmë sa mirë do ishte ta bënim, por ta bëjmë pse jo brenda këtij mandati, kalimin në një sistem prokurimesh komplet teknologjike.  Përmes Inteligjencës Artificiale që i bën të panevojshme të gjithë komisionet e tenderave. Me këtë rast kemi edhe më pak kandidatë për t’u futur në komisione. Dhe më pak që shkojnë përfundojnë SPAK-ërave nga injoranca. Një pjesë e tyre nuk e dinë fare për çfarë kanë firmosur”, tha ai. Në këtë mënyrë, sipas kreut të qeverisë, do t’i kursehen shtetit, kohë dhe fonde.'- tha Rama.

Ora 18:20
FOTO/ Nga Dokle e Ruçi, tek të 'rinjtë', të gjithë në Asamblenë e PS-së

 

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të hënë Asamblenë, ku do të njoftohen edhe ndryshime në Qeveri.

Fjalimin kryesor e ka mbajtur natyrisht Edi Rama, ndërsa në Asamble kanë marrë pjesë edhe figura të tilla si Namik Dokle apo Gramoz Ruçi, që tashmë janë larguar nga PS.

Ora 18:12
Nano në spital, Rama: Uroj të dalë me shëndet nga burgu i terapisë intensive, siç doli nga burgu politik ku e futi egërsia kriminale e pengmarrësit të drejtësisë

 

Në fjalën e tij në asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano që ta kalojë sëmundjen me të cilën po vuan dhe ndodhet në spital

‘I urojmë shërim të shpejtë kryetarit ton Fatos Nano që ta rifitojë lirinë fizike dhe shpirtërore dhe të dalë me shëndet edhe nga burgu i terapisë intensive siç doli nga burgu politik, ku e futi egërsia e kriminale e njërit prej pengmarrësve më të paskrupullt të drejtësisë shqiptare. Mos kini frikë nga gabimet e bëra as nga vendimet e marra. Mos bini në kurthin e pasurimit me djersën e të tjerëve. Është haram nuk bëhet hallall!’- tha Rama.

Ora 17:57
"Kush shkel ligjin, ndëshkohet", Rama-socialistëve: Borxhi im, të mos ju vë në pozitë të vështirë! Jepni arsye për të mbajtur karrigen

 

Mesazhi i kryeministrit Edi Rama para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka qenë i qartë për të gjithë personat që janë brenda PS-së. Kreu i qeverisë tha se kush shkel ligjin do të ndëshkohet. 

“Ndëshkohet kushdo që shkel ligjin brenda dhe jashtë PS. Unë ua kam dhe ua njoh gjithë jetën borxhin dhe mbështetjen që më keni dhënë dhe vazhdoni të më jepni për të kryer me sukses punën tonë për qëllimet e përbashkëta. Është borxh që s’e harroj dhe përpiqen të j’ua kthej duke dhënë gjithçka që mundem e kam për t’ua mbajtur kokën lart. Borxhi im ndaj jush është tjua jap të plotë të gjithë besimin që të bëni sa më mirë detyrën tuaj. Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë dhe mbështesin është të mos ju vërë në pozitë të vështirë duke kërkuar gjëra të paligjshme, duke u urdhëruar të bëni gjëra që janë të paligjshme. Kemi debatuar për gjëra të rëndësishme. Dhe e dinë ata që kanë punuar që ka dalë e imja. Atyre që ju jap besimin të ulen në karrige, secili duhet ti japë partisë dhe mua arsye për të qëndruar aty ku është ulur. S’i kam ndërhyrë ndonjëherë për të bërë punë që nuk duhet”, shtoi kryeministri.

Ora 17:57
Rama: S'ka shans ta pengojmë punën e SPAK! Edhe SHISH ti bashkohet luftës ndaj korrupsionit

 

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij nuk ka asnjë shans që t’i njohë ndonjë borxh dikujt që hyn në borxh me drejtësinë. Kreu i qeverisë tha se nuk ka shans që kjo qeveri të pengojë punën e SPAK, madje shtoi që kësaj lufte duhet ti bashkohet edhe SHISH.

‘Të hysh në borxh me drejtësinë do të thotë të hysh në borxh me shtetin. Nuk ka rëndësi sa i madh është borxhi por hyn në një borxh që nuk të takon fare të marrësh. Nuk ka shans që kjo qeveri dhe parti ta pengojë SPAK-un që të bëjë luftën kundër korrupsionit. Pres që edhe SHISH ti bashkohet kësaj lufte. Pres që SHISH të transformohet, duhet profesionalizëm jo dispanceri e thashethemeve me shkrim ’- tha Rama.

Ora 17:48
Rama mesazh zyrtarëve të korruptuar: Flamurin e PS-së s’mund ta përdorni si letër higjienike për të fshirë bajgat e korrupsionit

 

Më tone të ashpra ka folur kreu i qeverisë Edi Rama sa i takon politikanëve të cilët kanë përdorur flamurin e PS-së për të kryer korrupsion. Kreu i qeverisë duke ju referuar fjalëve që të pak socialistëve që siç tha ai se thonë se ‘Rama të lëshon, Rama s’të mbron’, u shpreh se nuk mund ta përdorin flamurin e PS-së pëë ta përdorur si letër higjienikë e të fshijnë bajgat e korrupsionit.

‘A kam përgjegjësi morale në këtë mes? S’kanë faj që më pyesin për këtë! Ma dëgjoni se janë shumë pak ato socialistë që thonë Rama të lëshon Rama s’të mbron. Kam një përgjegjësi morale. Përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem as të kërkoj ndjesë dhe aq më pak të zmbrapsem, sepse vetëm së bashku mund ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e meritojnë shqiptarë. Kur i merr mendjen pushteti dhe paraja, tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin shqiptar! Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur në të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienikë për të fshirë bajgat e korrupsionit! JO JO JO. Përgjegjësia ime morale është mos lërë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj klyshi të atij soji të vjetër politik. Jo se nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë kur dëgjoj, jo po se mbrojti jo e lëshon, këdo që ka ngrënë pas shpinës sime, pas partisë e pas një populli të tërë.’- tha Rama.

Ora 17:41
“Inkurajojmë organet e drejtësisë pa kushte”, Rama: Analistë e ekspertë u fryjnë në vesh fqinjëve grekë, s’kemi debat real për Belerin

 

Nga Asambleja e PS kryeministri Edi Rama ka inkurajuar sërish SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë. Një koment ka pasur edhe për debatet me Greqinë për sa i përket çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i arrestuar para zgjedhjeve të 14 majit.

"Arsyeja se përse u zgjata për turizmin ka të bëjë me faktin se ky momentum i këtij sektori ka të bëjë me një poshim të madh që askush se mohon që Shqipëria është ngritur në një nivel tjetër. Të gjitha këto do të jenë një stimul për të bërë më shumë nesër dhe jo një stimul për të fjetur mbi dafina. Impakt kanë pasur organet e reja të drejtësisë. Mbledhjen e shkuar iu fola troç me dyer të mbyllura. Dhe u thashë që nuk do të rresht së përsërituri disa gjëra.

Shikoj me kujdes se ç'a po diskutohet sot mes nesh dhe Greqisë, se çfarë pala greke po kërkon prej nesh. Pala greke nuk dëgjon asnjë argument por vetëm këmbëngul. Duhet ta zgjidh siç e mendojnë ata një çështje që organet e reja të drejtësisë kanë marrë vendimet e tyre dhe kanë dhënë vendimet e tyre. S’dua të përsëris çfarë kam thënë për çështjen. S’kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për çështjen e drejtësisë. Kjo qasje e palës greke tregon se raporti i përmbysur i pushtetit tonë politik me drejtësinë po kalon përmes një sprove shumë të fortë. Qasja jonë është e re në historinë e pushteti politik. Për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë por për ti mbështetur dhe inkurajuar ato pa kushte, në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit krimit të organizuar është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht me historinë e tmerrshme të një historie 100 vjeçare.

Ajo histori i ka mësuar njerëzit brez pas brezi. Shumë mendojnë se pushteti politike tërheq prej hunde pushtetin gjyqësor. Sipas këtij mësimi të vjetër ky i fundit fishkëllen penalltinë e shkeljes së ligjit dhe sipas interesit të skuadrës dhe karriges së vetë e gjuan vetë topin e drejtësisë. Shkurt muhabeti mësimi është bëni si themi ne mos bëni si bëjmë ne. Kështu mendojnë edhe ata që u fryjnë në vesh fqinjëve grekë nga larg dhe nga afër, qofshin politikanë me foltore dinjiteti apo me mikrofonë, analistë, ekspertë ligjorë, avokatë të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash të cilit i kanë marrë në administrim edhe faqen në facebook ku postojnë për hesat të tyre letrat e tij nga qeveria dhe shkruajnë se ai ndjehet si thoi i një luani. Këta shqipfolësit janë të tërë në të drejtën e tyre, grekët po se po, po këta që ta abuzojnë lirinë e shprehjes sa të kenë fuqi", tha Rama.

Ora 16:54
Me bllok në dorë dhe vetëm, Rama mbërrin në Asamblenë e PS-së

 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Asamblenë e PS-së i pashoqëruar dhe me një bllok në dorë.

Ora 16:52
Përflitet që mund të largohen, Ibrahimaj dhe Krifca mbërrijnë së bashku në mbledhjen e asamblesë së PS-së

1693838880_ibrahimajkrifca.jpeg

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj kanë mbërritur së bashku në mbledhjen e asamblesë së PS-së. Dy ministret përflitet së mund të largohen nga pozicioni i tyre.

Ora 16:48
FOTO/ I larguar nga jeta politike, Gramoz Ruçi merr pjesë në Asamblenë e PS-së

1693838808_gramozruci.jpeg

Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, i është bashkuar edhe ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili është larguar nga jeta politike.

Ora 16:33
Asambleja e PS, Rama: Nesër te Begaj dërgoj propozimet për kabinetin e ri qeveritar

1693766125_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama thotë se në mbledhjen e Asamblesë do të paraqesë propozimet për kabinetin e ri qeveritar.

‘Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar! Live edhe në këtë faqe!’- thotë Rama.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • i gjati: 04/09/2023 18:28

    qente le te lehin karvani te rritet e te ece perpara

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 04/09/2023 18:27

    YYYYYYYP XHIXHI! EHH QERRATA O QERRATA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja