TIRANE - Rikthehen “ethet hemorragjike” në vend, duke shënuar një viktimë dhe një tjetër në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Gjorgji nga Dibra, të cilët dyshohet se janë prekur nga virusi i rrezikshëm Apa ndërsa kullosnin bagëtinë në mal, në zonën e Kalasë së Dodës në Dibër.
Vëllai më i vogël 30-vjeçar, humbi jetën dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa 35-vjeçari Nuri Gjorgji, baba i tre fëmijëve ndodhet në gjendje kritike në reanimacionin e infektivit, pasi “ethet hemoragjike” i kanë prekur organet jetësore, sidomos veshkat. Dëmtimi më i rëndë që paraqet pacienti është insuficienca renale akute.
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero sqaron për A1 REPORT gjendjen e rëndë të pacientit, ndërsa thotë se shkaktar për “ethet hemoragjike” mund të jenë ose rezervuarët e ujit ose rriqrat që gjenden në bagëti.
“Ekspertët e ISHP kanë shkuar në zonë për të bërë të gjitha inspektimet e nevojshme sepse kjo transmetohet edhe nga sekrecionet e njeriut dhe gjaku. Nuri Gjorgji ka të gjitha shenjat klinike më të vëllanë që vdiq, që tregon se sëmundja dhe kondicionet gjenetike janë të njëjta”, u shpreh Pëllumb Pipero për A1 REPORT.
Ngjarja e rëndë ndodhi 5 ditë më parë në zonën e Kalasë së Dodës kur dy vëllezërit Gjorgji, të cilët ishin barinj në mal, ranë në kontakt (në rrethana ende të panjohura) me virusin Apa duke shfaqur sindromat e “etheve hemorragjike”. Të dy vëllezërit u trasportuan fillimisht në spitalin e Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore u trasportuan me urgjencë në reaminacionin e Repartit Infektiv të Qëndrës Spitalore Nënë Tereza, Tiranë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

vëllezër, njëri vdes, tjetri rëndë">