Etjen Xhafaj lirohet nga detyra si zv.ministër i Jashtëm dhe emërohet në një tjetër ministri

Etjen Xhafaj lirohet nga detyra si zv.ministër i Jashtëm dhe emërohet në një tjetër ministri

Zëvendësministri i Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj është liruar nga detyra me propozim të kryeministrit Edi Rama. Ai është emërua në të njëjtin post por në një tjetër ministri, atë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ky vendim është marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave dhe është miratuar nga zv.kryeministri Erion Braçe.

Xhafaj nga sot e tutje do të mbajë postin e zëvendës ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë drejtuar nga Belinda Balluku.

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

***

V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë