Etjen Xhafaj në Report Tv: Politika duhet të ketë qëndrime të unifikuara për çështje kryesore, sharjet në sy të të huajve na dëmtojnë

Deputeti i PS-së, Etjen Xhafaj tha se politika shqiptare duhet të jenë më e unifikuar në qëndrimet që kanë të bëjnë me çështjet kryesore të vendit dhe se duhen shmangur patjetër epitetet negative të politikaneve që përdorin në sy të huajve pasi kjo e dëmton shumë vendin. Në një intervistë për Report Tv, Xhafaj tha se opozita e mazhoranca duhet të bashkëpunojnë dhe të kenë rakordim në lidhje me kauzat e rëndësishme për vendin.

 “Ka një problem të madh se si ne e japim mesazhin në politikë. Ka një frymë ku epitetet që përdorim në sy të huajve janë shumë të këqija dhe kjo na dëmton shumë. Për kauzat e përbashkëta të vendit duhet të biem dakord dhe të ketë rakordim, pastaj për çështjet e tjera le të vazhdojnë sherrnajën e tyre të përhershme’, tha Xhafaj.

Mos caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, për Xhafajn kjo vjen si pasojë e politikave të brendshme të BE dhe jo për faj të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, që i kishin plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë për nisjen e negociatave.  Xhafaj tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kriteret teknike dhe po bllokohen për kritere politike.

“Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë, kjo nuk varet vetëm nga ne por edhe nga gjendja politike e vendeve anëtare dhe janë 26 prej tyre. Nuk ka të bëjë me kushtëzime dhe pengesa por ka një shkak më të madh që është brenda BE. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kriteret teknike dhe po bllokohen për kritere politike. Në tre valët e fundit të zgjerimit të BE ka ndodhur me blloqe, dhe vendet nuk mund të zhvillohen më si ishuj. Kjo sepse do të sillte një disbalancë mjaft të madhe të zhvillimit ekonomik”, tha Xhafaj.

22 qershor BE nuk dhanë dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku nuk vendosën një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave. Për Shqipërinë nuk kishte asnjë kundërshti nga 27 vendet anëtare, por pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria.  Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piki: 05/07/2021 20:03

    Edhe ti o 99 te duket vetja pidh seme. Mbajeni mend ku do perfundoni. Nuk do gjeni vrime te futeni o vemje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë

Amnistia e gjobave/ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Barazi dhe drejtësi për të gjithë