Kostumografia e Lezhës është prezantuar në një ekspozitë fotografike, duke sjellë etnografinë e zonave të ndryshme të këtij rajoni. Një event i tillë vjen për herë të parë në këto përmasa.
Këto veshje janë pjesë e aktiviteteve të ndryshme kulturore, por ato nuk janë të plota pasi zona e Lezhës ka ende larmi në këtë fushë. Interesimi për të parë kostumet e shumta të Lezhës ishte maksimal.
Si pjesë e organizimit të kësaj ekspozite, kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu tha se duhet punuar më shumë për të identifikuar dhe promovuar vlerat kulturore të kësaj zone.
“Kemi një kolor kombinimesh, veshjesh,gatime e tradita që arrijnë të zbulojnë një pasuri të pafundme kulturore në Lezhë” tha Pjerin Ndreu, Kryetari i bashkisë Lezhë
Pavarësisht koloritit të sjellë, organizatorët e kësaj ekspozite janë të bindur se ka ende shumë punë për t'u bërë dhe më shumë kostume për t'u prezantuar kjo gjë u vu re ndërsa hulumtohej zonë pas zone.
“Menduam të kishim disa foto profesionale të cilat të ngelen edhe më vonë, deri diku kemi arritur të prezantojmë kulturën në Lezhë”, tha fotografi Olsi Tetaj
‘‘Synimi është që të përçojmë vlerat kulturore brezit të ri dhe të ruajmë traditën në të ardhmen’’, tha organizatorja Eglantina Gollaj
Ekspozita me fotografi nga etnografia e Lezhës do të shëtisë në disa zona të ndryshme për të prezantuar një trashëgimi të pasur të veshjeve popullore, ndërsa ajo do të mbetet një pasuri për të ardhmen dhe për të mbajtur gjallë traditat kombëtare.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1623
Lajme të tjera
-
Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
26 Prill, 08:50
-
‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët
25 Prill, 15:09
-
Shëngjin, rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare
24 Prill, 16:27
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë
24 Prill, 13:18
-
Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte
24 Prill, 11:08
-
E zuri korrenti në aksin Lezhë-Tiranë dhe vdiq, 43-vjeçari po kthehej me biçikletë në shtëpi! Shkeli përcjellësin e zhveshur të ndriçuesit së një biznesi (FOTO)
24 Prill, 08:08
-
FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot
24 Prill, 07:33
-
Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë, ndërron jetë! OSHEE: Përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur (Emri)
23 Prill, 21:37
-
Vinin baste sportive me celular, dy të arrestuar në Laç
23 Prill, 11:50
-
Djali i Tom Doshit aksidentoi biznesmenin me gruan dhe u favorizua nga policia, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Lezhë
23 Prill, 11:03
-
‘Tingujt e flautit' ne Lezhë, 15 vjeçarja mbush sallën! Ester Shema solli emocione të rralla për publikun
21 Prill, 19:01