Etrit Berisha: Napolin e kam harruar, fokusi te Moldavia! Respekt, por bëjmë lojën tonë

Etrit Berisha: Napolin e kam harruar, fokusi te Moldavia! Respekt, por bëjmë lojën tonë

Etrit Berisha

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha foli para ndeshjes me Moldavinë. Para mediave lojtari 34-vjeçar ka përcjellë qetësinë e nevojshme, duke thënë se nuk ka eufori dhe presin një kalim në Gjermani qysh në ndeshjen e radhës.

"Forma e mirë ndaj Napolit, mendoni se do jeni zgjedhja e parë e Sylvinho? Ne jemi në një moment shumë delikat, jemi shumë të fokusuar në këto ndeshje. Forma ime ka qenë një nga arsyet pse kam shkuar te Empoli sepse doja të isha i gatshëm dhe në formë shumë të mirë dhe kjo po ndodh për fat të mirë, ndërsa pjesa tjetër i takon trajnerit.

A mund të bësh të njëjtën ndeshje si me Napolin edhe ndaj Moldavisë? Atë ndeshje e kam harruar tani dhe jam i fokusuar te ndeshjet që kemi me Moldavinë. Jemi entuziastë, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Me gjithë respektin që kemi për ta, duhet të shkojmë atje për fitore.

Euforia? Jo nuk kemi eufori, por entuziazëm dhe duhet të vazhdojmë kështu, pasi është e vështirë të kesh entuziazëm. Na ka ndodhur më herët të ishim në vështirësi dhe kemi derdhur shumë djersë që të arrinim këtu. Duhet t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe nëse do të kemi mundësi të kualifikohemi në Europian, duhet të bëjmë gjëra më të mira seç kemi bërë deri tani.

Moldavia? Mundohem ta kuptoj situatën e Moldavisë, të kesh përballë një skuadër siç jemi ne është e vështirë. Çdo ekip me të cilin jemi përballur e kemi vënë në vështirësi, do të bëjmë të njëjtën gjë me Moldavinë. Megjithatë ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe ndonëse favorit në letër jemi ne, duhet të bëjmë maksimumin. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ndaj Ishujve Faroe edhe ndaj tyre duhet të luajmë për fitore", tha portieri nga Prishtina.


Lajmi kryesor:

'Finalja' në Moldavi, Hysaj: Ta mbyllim aty kualifikimin! Berisha: Nuk kemi eufori, kemi derdhur djersë për të qenë këtu


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë