Eugent Bushpepa do të këndojë i treti në natën e parë të Eurovizionit

Eugent Bushpepa do të këndojë i treti në natën e parë të Eurovizionit

Këngëtari Eugent Bushpepa

Ditën e sotme në faqen zyrtare të Eurosong është shpallur radhitja përfundimtare e vendeve që do të prezantohen në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian të Muzikës. Bushpepa, me datë 8 maj, në Portugali do të këndojë i treti.

Azerbejxhani do ta hapë natën e parë, ndërsa Qiproja do të këndojë e fundit. Në natën e parë, krahas Eugentit do të garojë edhe Eleni Foureira – për Qipron, një shqiptare tjetër në këtë Eurovizion.

Në gjysmëfinalen e dytë, me 10 maj, mbrëmja hapet me Alexander Rybak nga Novergjia dhe përfundon me këngën nga Ukraina. Janë 19 këngë që do të garojnë në gjysmëfinale në Eurovizion , ndërsa vetëm 10 prej tyre do të futen në finale.

Këngëtari shqiptar do të prezantohet me këngën mall “Mall”, që është një kompozim i veti, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet. Kjo këngë fitoi në festivalin e 56-të në RTSH, dhe automatikisht fitoi të drejtën e garës në Eurong.

eurovision.jpg" style="height:349px; width:620px" />
(Renditja e këngëve pjesëmarrëse në Eurovision)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë