Ai ka kërkuar vazhdimin paraburgimit edhe për dy muaj me arsyetimin se ka rrezik ikjeje së tyre si dhe ndikim të tyre në prova dhe në dëshmitarë.
Avokati i Sylejman Selimit Tomë Gashi, për Koha. net kërkesë dhe vetë vendimin për paraburgimin e klientit tët tij dhe tjerëve, tani të njohur si Grupi i “Drenicës”, e quajti krejtësisht të paarsyeshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm.
“Selimi dhe të gjithë të tjerët janë vetëparaqitur në prokurori me kërkesën e prokurorit. Nuk ka asnjë indicie minimale se ata kanë tentuar te ikin ose se të ndikojnë në prova dhe në dëshmitarë. Unë besoj, sikur edhe kolegët e mi, se do të paraqesim kundërshtim në këtë propozim të prokurorit dhe shpresojmë se Gjykata Themelore në Mitrovicë nuk do ta aprovojë kërkesën e prokurorit dhe ata do t’i lirojë nga paraburgimi ose ta zëvendësojë atë me ndonjë masë tjetër alternative” , ka thënë Gashi.
Marrë nga Koha.net
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
