EULEX fillon hetimet për 8 të
dyshuar, pas rastit “Medicus”

EULEX fillon hetimet për 8 të <br />dyshuar, pas rastit “Medicus”
Prokuroria Speciale e Kosovës e udhëhequr nga një prokuror special i EULEX, ka filluar zyrtarisht hetimet për 8 të dyshuar. Hetimi i ri bazohet në hetimet e kryera më parë në rastin “Medicus” dhe në gjetjet e mëtejshme gjatë fazës së gjykimit.

Siç ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it Blerim Krasniqi: 8 persona janë duke u hetuar për një numër veprash, përfshirë krim të organizuar, trafikimi të personave, dëmtime të rënda trupore, shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit, mashtrim, si dhe ushtrim të ndikimit".

Sipas hetimeve të bëra ka rezultuar se të dyshuarit kanëbashkëpunuar apo kanë pasur rol direkt apo indirect në ndihme të anëtarëve të grupit të organizuar kriminal në kryerjen e veprave të renda penale, siç është trafikimi i personave, me qëllim heqjen e organeve.

Pas hetimeve të bëra, Gjykata Themelore e Prishtinës, e udhëhequr nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka shpallur të hënën fajtor urologun Lutfi Dervishin, me tetë vjet burgim e 10,000 euro, të birin Arban Dervishin, me shtatë vjet e tre muaj burgim e 2,500 euro, kurse Sokol Hajdinin me 3 vjet burgim. Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla janë dënuar me kusht, me nga një vit burgim. Kurse, Ilir Rrecaj, ish-zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë, është liruar nga të gjitha akuzat.

I akuzuari i shtatë, Driton Jilta, ishte raportuar se ka pranuar kohë më parë fajësinë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore, por janë hedhur poshtë akuzat kundër tij, kanë thënë zyrtarë të EULEX-it.

Që të gjithë ishin akuzuar për përfshirje në trafikim dhe transplantim të paligjshëm të organeve në Kosovë në vitin 2008.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi