EULEX heton edhe Ahmet Shalën,
ambasadorin e Kosovës në Japoni

EULEX heton edhe Ahmet Shalën,<br />ambasadorin e Kosovës në Japoni
PRISHTINE -  Misioni evropian ia ka “vënë syrin” edhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni Ahmet Shalës. Ai dyshohet për veprimtarinë e tij gjatë kohës sa ishte drejtues i Agjencionit Kosovar të Privatizimit në kohën e UNMIK-ut.

Fjala është për disa transaksione dhe dyshime në procesin e shitjes së pasurisë së Kosovës, më konkretisht të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” në Suharekë në një sipërfaqe prej 1680 hektarësh dhe për ndryshimin e destinimi t të Fabrikës së gomave të plastikës “Ballkan” nga Suhareka, shkruan sot gazeta “Bota sot”.

Fazli Morina, konkurues dhe fitues I tenderit të privatizimi të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” I ka ofruar gazetës “Bota sot” një dokumentacion të mjaftueshëm për mënyrën e kurdisjes së procesit të tenderimit dhe shitjes së kësaj pasurie të komunës së Rahovecit.

Morina përve[ se I ka ofruar EULEX-it këtë dokumentacion, ai ka përfshirë sit ë dyshuar në këtë proces edhe Blerim Kuçin kryetarin aktual të komunës së Suharekës dhe një person tjetër që ka lidhje miqësore me Ahmet Shalën.

 Ambasadori Ahmet Shala është akuzuar edhe më parë si I dyshuar në procesin e privatizimit të aseteve dhe pasurisë së Kosovës në kohën e UNMIK-ut. Ai për një kohë të gjatë ka qenë zëvendësdrejtues I AKP-së e më pas edhe drejtor I Bordit të AKP-së, madje I paguar në cilësinë e zyrtarit ndërkombëtar.

Megjithatë burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se EULEX madje ka kërkuar konfiskimin e pasaportës së ambasadorit Ahmet Shala.

Marrë nga Koha.net
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024