KOSOVE - Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) konfirmoi se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të montuara.
Misioni i EULEX-it tha për Gazetën Jeta në Kosovë se këto biseda telefonike të publikuara në internet, kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar.
Por zyra për media e EULEX-it në përgjigjen zyrtare në Kosovë nuk tregon se kush është personi, personat apo çështja në të cilën prokuroria e këtij misioni është duke hetuar.
"Rrjedhja e materialit konfidencial është një çështje serioze dhe një shkelje serioze e besimit që lidhet me procedurat e një rasti gjyqësor që është në vazhdim. Siç kërkohet proceduralisht, materiali në lidhje me këto procedime ishte dorëzuar nga Prokuroria e EULEX-it tek ekipi mbrojtjes dhe në gjykatë”, tha EULEX-i.
Në këtë mënyrë, EULEX-i konfirmon se këto përgjime nuk janë të montuara, por ato janë bërë nga ana e prokurorisë së tyre.
“Nga ana e saj, Prokuroria e EULEX-it ka vepruar në mënyrë legale dhe korrekte, si dhe në bazë të ligjit”.
“Është për të ardhur keq që disa palë e kanë lëshuar në mënyrë të paligjshme këtë material për t’u parë nga publiku”, tha EULEX.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com