EULEX përmbyll mandatin?

EULEX përmbyll mandatin?
Në një komunikatë për media, shefi i EULEX, francezi De Marnak tha se EULEX-i do të hyjë në një fazë të re, pas aprovimit së fundi të Rishikimit Strategjik të Misionit.
Duke cituar përfaqësuesen e lartë Catherine Ashton, De Marnak tha se përfundimi i mandatit të EULEX  erdhi si rezultat i qëndrimin e rishikuar të Misionit skadimit të mandatit aktual më 15 qershor 2012. 

I kënaqur me të qenurit përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe misionin më të madh dhe më kompleks të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje, De Marnak thotë që ka krijuar vlerësim të fuqishëm për popullin e Kosovës, kulturën historinë dhe rajonin.
Duke kujtuar vitet e trazirave në veri, De Marnak, falenderon policinë, doganat dhe sektorit e drejtësisë – si ata ndërkombëtarë po ashtu edhe ata vendas – të cilët punojnë në mënyrë të palodhshme për ta zhvilluar një sistem të udhëhequr nga ligjet, në të cilin ofrohet qasja në drejtësi, por ai kërkon që kontestet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe të drejtë dhe veprat penale të ndëshkohen. 

Komunikata nuk tregonte se a do të ketë vetëm ndërrim të personelit, reduktim punëtorësh apo ndryshim misioni.

EULEX është misioni më i madh civil deri më tani i Politikës Evropiane për Siguri dhe Mbrojtje (ESDP). Synimi kryesor i tij është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave.. EULEX ka rreth rreth 3.000 punëtorë (1.900 ndërkombëtarë, 1.100 vendor)dhe vepron në një kuadër të përgjithshëm të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe ka një zinxhir të njësuar komandues në Bruksel. 

/rg/shqiptarja.com/




  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet