PRISHTINE- Misioni europian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, nuk ka marrë ende një kërkesë nga Bosnjë-Hercegovina, për ekstradimin e Naser Kelmendit.
Irina Gudeleviç, zëdhënëse e EULEX-it i tha Radio Evropës së Lirë se ”EULEX-i nuk ka marrë kërkesë nga Bosnja e Hercegovina për ekstradimin e zotit Kelmendi“.
Ky mision nuk ka dhënë ende një koment për hetimet që po zhvillohen për këtë rast, të paktën jo deri në seancën dëgjimore, e cila pritet të mbahet të Enjten.
Policia e EULEX-it arrestoi Kelmendin mbrëmjen e së martës, në bazë të urdhrit të Prokurorit të EULEX-it nga zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës, pasi i kishte skaduar afati i paraburgimit 48-orësh.
Sipas misionit europian, Kelmendi është nën hetim për krim të organizuar.
Avokati i tij mbrojtës, Osman Cucoviç, ka deklaruar për “Radion Evropa e Lirë” se kundër Kelmendit nuk po zhvillohet ende asnjë hetim në Kosovë, dhe se arrestimi i së martës është i ndërlidhur me hetimet që po zhvillohen në Bosnjë-Hercegovinë kundër tij.
Sipas fjalëve të avokatit mbrojtës, me propozimin e prokurorit publik, nesër është caktuar seanca dëgjimore, në të cilën, siç thotë Cucoviç “mbase do të kërkohet zgjatja e paraburgimit deri në 30 ditë”. Por, avokati thotë se “ekstradimi i Kelmendit nuk do të jetë i mundshëm, sepse është në kundërshtim me ligjet e Kosovës“.
Naser Kelmendi, shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe i Kosovës, është arrestuar të dielën mbrëma në Prishtinë, në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kelmendi u arrestua më 6 maj, në listën e zezë SHBA