Eulex: Vdekja e Dino Asanajt
është vetëvrasje 

Eulex: Vdekja e Dino Asanajt<br />është vetëvrasje 
PRISHTINE- “Rezultatet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përveçse vetëvrasjes”. Kjo është përgjigja Zyrës ligjore të EULEX-it në lidhje me vdekjen tragjike të shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj. 

“Një mjek i EULEX-it ka qenë pjesë e komisionit i cili e ka kryer autopsinë. Autopsia është kryer në prezencë të një prokurori të EULEX-it dhe një prokurori vendor. Gjetjet e autopsisë nuk tregojnë asgjë tjetër përpos vetëvrasjes”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të EULEX-it, Blerim Krasniqi. 

Nga ana tjetër hetimet për këtë rast po vazhdojnë në mënyrë intensive tha prokurori I ceshtjes, Blerim Jusufaj. I pyetur nëse janë zbuluar arsyet të cilat mund ta kenë çuar të ndjerin Dino Asanaj të kryej vetëvrasjen, prokurori Jusufaj ka theksuar se është ende herët të flitet për këtë çështje. Ai tha se ende nuk e ka marrë raportin e autopsisë dhe hetimet ende janë të koncentruara në rrethanat e vdekjes së Dino Asanajt. Bëhet e ditur se për zbardhjen e këtij rasti është i angazhuar edhe prokurori Paskal Persons nga EULEX-i. 
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje