Ëndrra më e madhe e Julka Gramos:
"Dua të ngopem me burrin tim"/VIDEO

Ëndrra më e madhe e Julka Gramos:<br />"Dua të ngopem me burrin tim"/VIDEO<br>
Julka Gramo, një emër që ka vite që qëndron në ekranet shqiptare, ishte sot në një rrëfim për jetën, familjen dhe punën në emisionin Rreze dielli.  Mes të qeshurave Julka dha një intervistë sa  të këndshme aq edhe spontane për publikun.

Mes të qeshurash Julka na tregoi se një marrëdhënie shumë të mirë e mban fakti që nuk rrri 24 orë në 24 me partnerin. Por pot ë më pyesësh mua shprehet Julka,- “Endrra ime më e madhe është që të rri një periudhe shumë të gjatë me bashkëshortin, të mbytem nga e ndenjura”

Ajo na tregoi me humor  se nuk e quan veten  fort të bukur për  ti mbajtur  njerëzit pas ekranit, ndaj edhe ka një dashuri shumë të madhe për radion. Julka na tregoi se një tjetër arsye pse i pëlqen shumë radio është edhe sepse ajo mund të degjohet në të gjithë botën, e se ajo kishte krijuar një komunitet virtual me ndjekësit e saj nga cdo cep i planetit.

E pyetur se pse e ka lënë muzikën pas dore Julka na përgjigjet se në momentin që ti sjell femijë ne jetë dhe kur një prej partnerëve  është gjithë kohës në lëizje është e vështirë të merresh me të dyja

“ Unë nuk solla në jetë fëmijë që të rriten pa nënë dhe pa baba. Fëmijët e mi i ka rritur mami im dhe për këtë jam shumë e lumtur. Më vjen mirë që shumë fansa më kërkojnë që të bëj këngë. Kam disa këngë që kam bërë vetë dhe ndoshta pas pak kohësh do të publikoj ndonjë. Nuk do të bëj koncerte e gjëra të këti lloji”,- shprehet Julka

Midis të tjerash Julka na tregoi se ajo e ka nisur rrugën e televizionit si një prej vajzave të Telebingos, e më pas ka vijuar me këngë dhe emisione të ndryshme.

E pyetur nëse i pëlqen muzika e kohëve rë fundit Julka shprehet:

“Bëhet muzikë komerciale por kush tha që muzika komeciale nuk është e bukur. Unë nuk jam kundra saj, ndoshta edhe për faktin se jam në radio dhe dëgjoj këngë gjithë kohës. Muzika shqiptare është rritur shumë në cilësi por jo në tekste.”

Shpesh herë e kemi parë Julkën me një stil tepër të veçantë në veshje , ajo na tregoi se në këngën e saj të parë “Stolia e poezisë” në Kënga Magjike 1 ka veshur fustanin që ia kishte marrë borxh një shoqeje.

“Ka qenë 1 emocion shumë i bukur sepse kam qenë me flokë shumë të gjata, me një fustan që ia kisha marrë një shoqeje. Të veshurit është një gjë që më vjen natyrshëm . Mua mund të më gjeje edhe me gjilpëra kapseje në kokë edhe me këto kërficat rresht.”, - shprehet Julka

Ndër të tjera Julka na tregoi edhe për mënyrën se si u njoh me bashkëshortin e sj Andin.

“Momentet e para i kemi pasur në zyrat e Topit. Ai i më kishte qejf dhe i kishte thënë një shoqes time.Ajo i kishte thënë që “sbëhet fjalë”. Unë e mora vesh kur ai ndërkohë ishte i lidhur. Pastaj ai iku në Itali, u rikthye dhe u takuam sërish në studio e reja të Topit. Aty e kuptoi që unë isha personi me të cilin do të kalonte jetën. Unë besoj që secili duhet ta ketë shumë të shenjtë pjesën profesionale. Nuk mund të rrish 24/24 me bashkëshortin. Ne na ka mbajtur pak malli, por  ëndrrën më të madhe e kam të provoj që të rri 24 orë non stop me burrin. Të mbytem pak nga e ndenjura gjatë”.

Më tej Julka foli për programin e saj në radio të cilin e ka shumë për zemër. “You and me” ka nisur si program i thjeshtë. Nuk bëjmë ndonjë çudi, por me Arjonin kemi një kimi, kuptohemi që në ajër. Komunikojmë thjeshtë dhe ndaj na pëlqen publiku. Ne premtojmë që askush nuk do të ikë nga ne pa buzëqeshje.”

Sipas Julkës për të punuar në radio duhet të kesh talent, por edhe vullnet për të mësuar.

 “Radio duket si e thjeshtë, por nuk është e thjeshtë. Së pari duhet të kesh zë të pranueshëm dhe të mirë. Duhet të ketë një lloj ritmi por jo shumë shpejt. Duhet të kesh informacione nëse do të punosh në radio. Zëri im nuk më ka pëlqyer në fillim, ndërsa tani më pëlqen dhe cdo gjë vjen avash avash. Radio do impenjim dhe të bësh gjëra interesante.”

Ndërkohë që Julka na tregon se do i pëlqente që emisioni në radio të transmetohej edhe në televizion, dhe se emisione të tjera i kishin vjedhur disa prej rubrikave.

A.K/Shqiptarja.com
Redaksia online

 

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Gjuha rome do të përkthehet në Google Translate, mes 110 gjuhëve të reja të shtuara

Gjuha rome do të përkthehet në Google Translate, mes 110 gjuhëve të reja të shtuara