Është gjetur trupi i pajetë i 5 vjeçarit Lorik Bytyqi

Është gjetur trupi  i pajetë i 5 vjeçarit Lorik Bytyqi
Rreth orës 11:00, një ekip i zhytësve të FSK-së kanë gjetur trupin e pajetë të 5 vjeçarit Lorik Bytyqit. Trupi i viktimës u gjet diku rreth 200 metra nga vendi ku dyshohet se kishte rënë në lumë, thonë pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FKS).
Por, edhe Policia e Lipjanit, nëpërmes një komunikate ka thënë se lidhur me këtë rast kanë bashkëpunuar ngushtë me trupat e FSK-së me rastin e kërkim-shpëtimit.
“Me të marrë informcionin për zhdukjen e fëmijës në lumin e Dobrajës së Madhe ne jemi vënë të gatishmëri të çdo lloj bashkëpunimi me FSK-në për të ndihmuar në gjetjen e trupit të fëmijës”, ka thënë Bajram Ademi, komandant në Stacionin policor të Lipjanit.

Në konsultim me prokurorin trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për surrogacinë, Meta: Kriminale! Qëllimi i Rilindjes, shkatërrimi i familjes shqiptare

Pr.ligji për surrogacinë, Meta: Kriminale! Qëllimi i Rilindjes, shkatërrimi i familjes shqiptare