Euro 2016, ambasadori francez në
Tiranë: Imazhi i Shqipërisë ndryshoi

Euro 2016, ambasadori francez në<br />Tiranë: Imazhi i Shqipërisë ndryshoi
“Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar pas paraqitjes që zhvilloi në Kampionatin Europian. Euro 2016 ndryshoi perceptimin për shqiptarët”. Kështu shprehet ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi gjatë një aktiviteti në qytetin e Beratit.
 
Bernard Fitoussi ka vlerësuar paraqiten e kombëtares shqiptare të futbollit, por mbi të gjitha tifozerinë kuqezi për atmosferën që përcolli në rrugët e Marsejës, Lionit dhe të gjithë Francës në fazën e grupeve.
 
“Shqipëria ka një ekip shumë të mirë dhe tifozeri fantastike. Franca është e surprizuar nga tifozeria shqiptare. Të gjithë kanë parë tifozët shqiptar duke vallëzuar dhe kënduar në rrugët e Marsejës dhe gjithë Francës gjatë Europianit” deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë