Euro 2016, Belgjika bën detyrën, fiton
ndaj Irlandës dhe merr vendin e dytë

Euro 2016, Belgjika bën detyrën, fiton<br />ndaj Irlandës dhe merr vendin e dytë
Belgjika rikthehet në garë për kalimin e grupit në Kampionatin Europian pas fitores së thellë që arriti përballë ekipit të Irlandës me rezultatin 3-0.
 
Këto janë 3 pikët e para të Belgjikës në Euro 2016 pas humbjes me Italinë duke u ngjitur në vendin e dytë në grup.
 
Aktualisht Italia kryeson me 6 pikë, në vendin e dytë janë belgët, ndërsa e mbyllin renditjen me pikë të barabarta Suedia dhe Irlanda me nga një pikë duke lënë të hapur gjithçka për në ndeshjen e fundit.
 
Përsa i përket kronikës së ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën erdhën golat për belgët që bënë autokritikë të fortë.
 
Romelu Lukaku në të 48’ dhe 70’ dhe Axel Witsel 61’ shënuan tre golat për 3 pikë për Belgjikën që shkon në ndeshjen e fundit përballë Suedisë, ndërsa Italia pret Irlandën. 



Goli i trete


Goli i dyte

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë