Shënohet viktima e parë në Kampionatin Europian të futbollit. Një tifoz i Irlandës Veriore rreth 20-vjeç ka ndërruar jetë në Nice pas ndeshjes në Kampionatin Evropian 2016 ndërmjet vendit të tij dhe Polonisë.
Tifozi ra nga një lartësi prej rreth tetë metrash, teksa ishte pranë detit në një plazh shkëmbor në Promenade des Anglais.
Sipas të dhënave të para të policisë franceze, vdekja e irlandezit ka qenë aksidentale, ndersa mediat zbardhin disa dëshmi, ku dyshohet se tifozi rrëshqiti pasi ishte i dehur.
Pritet autopsia e trupit të tifozit irlandez për të mësuar shkaqet e vërteta të vdekjes, por mundësia e ndonjë sulmi përjashtohet.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com