"Euro 2016", Franca mund 2:1
Irlandën dhe kalon në çerekfinale

Irlandën dhe kalon në çerekfinale">
Franca ka kaluar në çerekfinalet e Europianit, pasi mundi me rezultatin 2:1 Irlandën. "Gjelat" e Didier Deschamps u gjendën në disantazhin e irlandezëve që në minutën e 2' të takimit, kur Robert Brady shënoi për ishullorët pas një penalltie të shkaktuar nga Paul Pogba ndaj Shane Long. 45 minutat e para të takimit përfunduan me fitoren e irlandezëve, të cilët u mbrojtën mjaft mirë, duke thyer aksionet e njëpasnjëshme të francezëve. 

Pjesa e dytë e takimit nis me Francën në sulm, të cilët gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Antoine Griezmann në minutën e 58', duke barazuar 1:1. Goli i dytë erdhi pas 3' minutash dhe është sërish Griezmann ai që përmbys shifrat në 2:1 për francezët. 

Rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit të Rizzolit.

Franca bëhet kështu ekipi i katërt që siguron çerekfinalet e "Euro 2016", pas Polonisë, Uellsit dhe Portugalisë. Francezët presin në 1/4 ekipin që do të dalë nga çifti Angli-Islandë, takim i cili zhvillohet ditën e nesërme. 

griezmann

griezmann

(Autori i dy golave për Francën, Antuan Griezmann)

Ndërsa në minutën e 66' të takimit, Irlanda mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Shane Duffy, pas një ndërhyrje ndaj Griezmann në kufijtë e zonës së rreptësisë.  

nderhyrja

nderhyrja

(Ndërhyrja ndaj Griezmann dhe kartoni i kuq për Shane Duffy të Irlandës)

Takimi i vlefshëm për 1/8 e "Euro 2016", u luajt në "Stade des Lumieres" të Lyon, në prani të 56 mijë shikuesve. 


(Goli i parë i shënuar nga Antoine Griezmann)


(Goli i dytë i shënuar nga Antoine Griezmann)

Ora 15:48 Përfundon pjesa e parë, Francë-Irlandë 0:1
Pjesa e parë foli e gjitha për irlandezët. Ishullorët shënuan që në minutën e dytë të takimit me anë të Robert Brady, i cili ekzekutoi saktë në portën e Lloris një 11-metërsh të fituar nga Long, pas një ndërhyrje të parregullt të Paul Pogba. 

Goli i irlandezëve është edhe goli më i shpejtë i këtij Europiani. 

45 minutat e para të takimit u mbyllen pikërisht me rezultatin 0-1 në favor të ishullorëve. Ndërsa nga ana tjetër, "gjelat" e Didier Deschamps duken të paqartë përpara portës së Randolph. Sulmet e Pogba dhe Griezmann neutrliazohen lehtësisht nga mbrojtja irlandeze. 

Ora 15:04 Irlanda shënon ndaj Francës
Irlanda ka kaluar në avantazh që në minutën e 2 të sfidës falë një penalltie të realizuar saktësisht nga Bredi. 11- metërshi u shkaktua pas një ndërhyrje të parregullt në zonë të Paul Pogba ndaj Shane Long.


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen