Ky Europian ka qenë ndryshe për ne shqiptarët pasi për herë të parë Shqipëria është pjesmarrëse në të.

Pa dyshim që kombëtarja na ka bërë të krenohemi me lojën  e bukur që ka zhvilluar. Kemi arritur të zhvillojmë një lojë të bukur, tifozëria në stadiume ka qënë e mrekullueshme por sigurisht që të gjithë kërkojmë më shumë.

Kombëtarja jonë po pret me pa durim përfundimin e ndeshjeve të treta në grupe për të mësuar nese do të kualifikohet. Të gjithë lojtarët në rast kualifikimi do të lyejnë flokët të gjithë të kuqe.

Andi Lila dhe Ansi Agolli ishin të parët që dhanë idenë, por u mbështetën më pas nga të gjithë lojtarët e kombëtares.

Shpresojmë vërtet që Shqipëria të kualifikohet sepse do të ishtë një spektakël i vërtet t'i shikonim të gjithë me kokë të kuqe. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)