Mark Clatenburg do të vendosë drejtësi në finalen e kampionatit europian mes Francës dhe Portugalisë. Uefa nëpërmjet një komunikate bëri të ditur së finalja e  së Dielës, do ti besohet gjyqtarit anglez.

Kështu Clantenburg bëhet arbitri i dytë në historinë e futbollit që në një sezon të  vetëm arrin të drejtojë dy finale të mëdha, atë të Champions League dhe atë të Kampionatit Europian.

Më herët  në vitin 2012 ishte Pedro Pruenca ai që drejtoi dy finalë të tilla. Clantenburg është arbitër i Premier Leagues angleze, ndërsa gjatë këtij sezoni ai drejtoi finalen e FA CUP mes Man.United dhe Crystal Palace. Ndërkohë si asistent të tij janë caktuar Simon Beck dhe Jack Collin. Hungarezi Viktor Kassai dhe bashkombasi i tij Gyrogy Ring janë caktuar si gjyqtarë të katërt.


Redaksia Shqiptarja.com