Pas përfundimit të 2 ndeshjeve të darkës janë përcaktuar edhe 8 ndeshjet e radhës. Belgjika mori vendin e dytë në grup pas fitores ndaj Belgjikës, ndërsa Italia që ishte në vendin e parë pavarësisht ndeshjes se tretë ku mund 0 me 1 nga Irlanda, e cila është ekipi i katërt britanik që shkon në 1/8.
Pas përcaktimit të 16 ekipeve që u kualifikuan për në fazën e radhës të këtij kompeticioni janë përcaktuar edhe 8 përballet sipas një skeme të vendosur më herët. “Euro 2016” do të përjetojë pushimin e parë zyrtar, pasi për ditën e enjte dhe të premte nuk janë parashikuara ndeshje në kalendarin e aktivitetit.
Takimet e këtij turneu kthehen të shtunën, me sfidat e para të fazës 1/8. Ndeshja hapëse e kësaj faze është ajo mes Zvicrës dhe Polonisë, e ndjekur nga dueli britanik mes Uellsit dhe Irlandës së Veriut.
Ndërsa sfida që mbyll këtë ditë është Kroaci-Portugali. Të dielën, Franca organizatore duhet të sigurojë biletën e saj në çerekfinale përballë Irlandës e cila ka një hesap për të larë që në kualifikueset e Botërorit 2010 me “gjelat”.
Gjermania duket të tregojë në orën 18:00 se ka bërë përmirësime përballë Sllovakisë, e cila e mundi lehtësisht 3-1 në ndeshjet përgatitore të Europianit. Dita mbyllet me një duel të paparashikuar mes Hungarisë dhe Belgjikës. Dita e hënë do të ketë dy ndeshje, por secila e veçantë.
E para është finalja e parakohshme mes Italisë dhe Spanjës, ndërsa e dyta është ajo mes pretendentëve të Anglisë dhe debutuesve të Islandës, të cilët tashmë kanë filluar të frikësojnë edhe skuadrat më të mëdha.
Redaksia Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA