Euro 2016, starton në Report Tv
emisioni sportiv "Drekë franceze”

Euro 2016, starton në Report Tv<br />emisioni sportiv 
Startoi sot në Report Tv emisioni “Dreka franceze” dedikuar Kampionatit Europian të futbollit.
 
Çdo ditë, nga 9 qershori deri në 11 korrik, nga ora 14:00-15:00 në këtë emision do keni mundësi të gjeni gjithçka që ndodh në Francë nën moderimin e gazetarit, kolegut Andi Kapxhiu.
 
Të gjithë golat e ndeshjeve,momentet pikante,ato të dyshimta,deklarata të protagonistëve, statistika dhe kuriozitete do të vijnë në “Dreka Franceze”. Por jo vetëm kaq, në emision protagonist mund të bëhen dhe teleshikuesit, nëpërmjet telefonatave, ku mund të shprehen mendimet e tyre rreth kombëtares sonë dhe jo vetëm. Gjatë emisionin të parë, u kontaktua me menaxherin e kombëtares rreth të rejave më të fundit nga ekipi që siç dihet ndodhet i grumbulluar në qytezën Perros Guirec.
 
Alban Bushi u shpreh në linjë telefonike se gjendja e lojtarëve është e mirë. Për ndeshjen e para, asaj ndaj Zvicrës, ai theksoi se, është ajo është tepër e rëndësishme për vazhdimësinë. Ai kërkoi mbështetje nga tifozët dhe të mos bëhet dramë nëse Shqipëria nuk kalon grupin.
 
Ja deklarata e Alban Bushit dhënë gjatë emisionit “Dreka franceze”
 
Patjetër që është një ndeshje historike, Shqipëria është hera e parë që merr pjesë në një event kaq të rëndësishëm. Por mendoj se nuk ka ndonjë ndryshim të madh në këtë qëndrim ose në përgatitjen e ekipit për këtë ndeshje. Është një ndeshje si gjitha ndeshjet e tjera dhe mendoj se ekipi do të japë maksimumin siç ka bërë dhe në ndeshjet e tjera kualifikuese. Patjetër që është Zvicra dhe ka disa lojtarë shqiptar që luajnë, mendoj që do të fitojë ai që do të jetë psikologjikisht më mirë dhe ai që do të ketë më pak emocione. Unë mendoj se është si gjithë ndeshjet e tjera. Ne nuk është se e mendojmë kualifikimin, por objektiv nuk kemi për tu skualifikuar. Është një eksperiencë e bukur për ne, ia arritëm atë që ëndërronim për kaq kohë dhe mendoj se edhe nëse eliminohemi nuk ka asnjë lloj problemi, por e rëndësishme është që të bëjmë diçka të mirë” tha ai.
 
Redaksia ONline
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim