Euro 2020/ Mbyllet faza e grupeve! Gjermania kualifikohet me ankth, në 1/8 përballet me Anglinë, më tej edhe Franca me Portugalinë

Faza e grupeve të Europianit është mbyllur me shumë emocione. Në frymën e fundit 1/8-ve i është bashkuar Gjermania, ndërsa po nga grupi F janë kualifikuar edhe Franca si e para që barazoi 2-2 me Portugalinë dhe po me të njëjtën rezultat u mbyll edhe Gjermani-Hungari.

Në Budapest Ronaldo kaloi në avantazh fillimisht Portugalinë, ndërsa përmbysja e Francës me ‘dopietën’ e Benzema-s futi në ankth luzitanët, të cilët për disa çaste ishin jashtë Europianit duke kombinuar edhe rezultatin e ndeshjes tjetër të grupit. Gjithsesi goli i dytë i realizuar po nga Ronaldo me penallti i dha qetësinë kampionëve në fuqi të Europës, të cilët u kualifikuan si skuadër e tretë. Në 1/8 të besuarit e Santos do përballen me Belgjikën të dielën në orën 21:00.

Me zemër në dorë është kualifikuar edhe Gjermania pavarësisht se në fund u rendit në vendin e dytë. Në ‘Allianz Arena’ Hungaria kaloi dy herë në avantazh, por pas barazimit të përkohshëm të Havertz ‘panzerat’ i nderoi Goretzka në minutën e 84, që vulosi edhe shifrat përfundimtare të sfidës në 2-2. Zhgënjim i madh për Hungarinë, që bëri një ndeshje spektakolare dhe i shkoi shumë afër kualifikimit, por në fund u rendit si e katërta në Grupin F.

Përsa i përket Gjermanisë në fazën e 1/8 ka peshkuar Anglinë, një sfidë e cila shumë mirë mund të konsiderohet edhe si finale e parakohshme. Kjo superpërballje është në axhendë të martën në Ëembley në orën 18:00.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Frika nga varianti Delta, a është momenti i vaksinimit me detyrim për kategori të caktuara të popullatës ?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

COVID-19/ 28 ditë pa asnjë humbje jete! Bie numri i rasteve të reja, 25 të infektuar në 24 orët e fundit në vend