DIREKT, Euro 2024/ Franca dhe Belgjika 'shterpë', mbyllet 0-0 pjesa e parë

DIREKT, Euro 2024/ Franca dhe Belgjika 'shterpë', mbyllet 0-0 pjesa e parë

Kapitenët Mbappe dhe De Bruyne para ndeshjes

DUSSELDORF - Franca dhe Belgjika po përballen sot në orën 18:00 në fazën e 1/8 të Euro 2024, me duelin që luhet në stadiumin e Dusseldorfit. Përballja mes tyre është e 76-ta në histori, me Belgjikën që ka regjistruar 30 fitore, kundrejt 26 të francezëve. 19 ndeshje mes tyre janë mbyllur në barazim, teksa 162 gola janë shënuar nga belgët dhe vetëm 131 nga "Gjelat".

Veç statistikave në më shumë se 120 përballje mes tyre, Franca në vitet e fundit ka marrë fitore të rëndësishme kundër "Djajve". Franca fitoi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018 kundër belgëve, kjo duke i hapur rrugë "Gjelave" për të shkuar në fund te trofeu. Edhe në Ligën e Kombeve 2021 Franca fitoi sërish kundër Belgjikës.

Në këtë Euro 2024 Franca e mbylli Grupin D në vendin e dytë, teksa Belgjika kaloi në çerekfinale po si e dyta, por në Grupin E. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajnë me Portugalinë ose Slloveninë në çerekfinalen e Hamburg më 5 korrik.

Tanimë trajnerët Didier Deschamps dhe Domenico Tedesco kanë bërë edhe zgjedhjet në fushë. Gjykon suedezi Glenn Nyberg.

Formacionet zyrtare:

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez; Kante, Tchouameni, Rabiot; Griezmann, Thuram, Mbappe.

Belgjika: Casteels; Theate, Vertonghen, Faes, Castagne; Doku, Onana, Openda; Carrasco, Lukaku, De Bruyne.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Yuri Kim: Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, ai do të jetë i pavdekshëm

Yuri Kim: Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, ai do të jetë i pavdekshëm