Euro 2024/ E pyesin për lojën e mërzitshme të Francës, Deschamps kapet me gazetarin: S'je i detyruar ta shohësh, ndërro kanal! Besoj te triumfi

Euro 2024/ E pyesin për lojën e mërzitshme të Francës, Deschamps kapet me gazetarin: S'je i detyruar ta shohësh, ndërro kanal! Besoj te triumfi

Didier Deschamps

Spanja dhe Franca luajnë të martën në orën 21:00 në Munich, për gjysmëfinalet e Euro 2024. Dueli është komentuar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps. Në konferencën për mediet nuk kanë munguar as përplasjet me gazetarët, kjo për lojën e Francës në këtë event.

"Lodhja e Mbappe? Ai vjen praktikisht nga 110 minuta të luajtura, në kohën shtesë e ka pasur të vështirë, edhe pse është Kyliani, i cili ka ndjesi të mira. Ne i kemi vënë theksin rikuperimit dhe kemi bërë gjithçka për ta rikthyer atë. Të kishte një ditë më shumë pushim do të ishte më mirë. Ne kemi bërë gjithçka.

Nuk ka të bëjë me ndeshjen e fundit, por gjithçka që ka ndodhur më parë, fundi i sezonit, përgatitja, problemet me gjurin dhe shpinën, traumën që ka pësuar… Është gjithmonë aty. Ai mund të largohej nga turneu. Ne duhet ta pranojmë dhe të përshtatemi me këto kushte të reja. Jam i sigurt që nesër, si pjesa tjetër e grupit, do të japim gjithçka për të qenë në maksimumin tonë.

Loja e mërzitshme e Francës? (Qesh) A jeni i sigurt për të? Dëgjo, nëse mërzitesh, shiko diçka tjetër. Ju nuk jeni të detyruar të shikoni ndeshjet e Francës. Europiani është i vështirë për të gjithë. Tani, nuk i jap shumë rëndësi, pavarësisht gjithçkaje", tha Deschamps.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini