Turqia u përmbys 2-1 nga Holanda dhe është jashtë Euro 2024. Pas ndeshjes, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, hyri në dhomën e zhveshjes i shoqëruar nga ministri i Rinisë dhe Sporteve, Askın Bak, Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukekşi dhe anëtari i Bordit Drejtues të UEFA-s, Servet Yardımcı.
Duke uruar secilin anëtar të ekipit kombëtar me një shtrëngim duarsh, Erdogan tha se përkundër eliminimit ata janë kampionët e Turqisë. “Urime për të gjithë ju. Edhe pse ne arritëm këtë rezultat këtu, ju jeni kampionët tanë. Ne jemi të lumtur me ju. Kjo ka një të ardhme. Tani për tani, unë besoj në këtë. Ju e keni bërë këtë punë me shumë sukses. Ndodhi ajo që ndodhi, ne ishim ndër tetë më të mirët në Evropë”, tha Erdogan.
Gjithashtu ai komplimentoi edhe trajnerin Montella për punën e bërë në pak kohë si trajner i Turqisë të futbollit.