Euro 2024/ Eliminimi nga Evropiani, Erdogan u fut në dhomën e zhveshjes së Turqisë! Fjalët për lojtarët dhe trajnerin

Euro 2024/ Eliminimi nga Evropiani, Erdogan u fut në dhomën e zhveshjes së Turqisë! Fjalët për lojtarët dhe trajnerin

Erdogan takon lojtarët e Turqisë

Turqia u përmbys 2-1 nga Holanda dhe është jashtë Euro 2024. Pas ndeshjes, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, hyri në dhomën e zhveshjes i shoqëruar nga ministri i Rinisë dhe Sporteve, Askın Bak, Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukekşi dhe anëtari i Bordit Drejtues të UEFA-s, Servet Yardımcı.

Duke uruar secilin anëtar të ekipit kombëtar me një shtrëngim duarsh, Erdogan tha se përkundër eliminimit ata janë kampionët e Turqisë. “Urime për të gjithë ju. Edhe pse ne arritëm këtë rezultat këtu, ju jeni kampionët tanë. Ne jemi të lumtur me ju. Kjo ka një të ardhme. Tani për tani, unë besoj në këtë. Ju e keni bërë këtë punë me shumë sukses. Ndodhi ajo që ndodhi, ne ishim ndër tetë më të mirët në Evropë”, tha Erdogan.

Gjithashtu ai komplimentoi edhe trajnerin Montella për punën e bërë në pak kohë si trajner i Turqisë të futbollit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Francë e Angli, qytetërimi mobilizohet kundër urrejtjes

Francë e Angli, qytetërimi mobilizohet kundër urrejtjes