Euro 2024/ Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e fundit në Grupin B ndaj Spanjës

GJERMANI -Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë në kampin bazë stërvitor të kuqezinjve në 'Kaiserau' pas sfidës me Kroacinë, që u luajt një ditë më parë në stadiumin e Hamburgut.

Skuadra iu drejtua fushës në orën 12:00 këtë të enjte me grupin të ndarë në dy pjesë, duke nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për ndeshjen e fundit në grupin B ndaj Spanjës.

Lojtarët që ishin titullarë ndaj Kroacisë kryen stërvitje të lehtë dhe pa ngarkesa, mes palestrës dhe fushës, ndërsa lojtarët që nuk u aktivizuan ose luajtën pak minuta bënë stërvitje me ngarkesë të plotë. Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe nuk ka probleme fizike.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në Grupin B në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” ndaj Spanjës më datën 24 qershor në stadiumin e Dusseldorfit, në ora 21:00.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria