Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Euro 2024/ Fullkrug nderon 'Panzerat' në limte, Gjermania barazon 1-1 me Zvicrën dhe del e para në Grupin A! Skoci 0-1 Hungari, trishtohet Shqipëria

Zvicër 1-1 Gjermani

Euro 2024 mbylli ndeshjet e Grupit A, me Gjermaninë dhe Zvicrën që kanë siguruar kalimin në fazën e 1/8. Ndërkohë Hungaria fitoi 0-1 kundër Skocisë dhe siguron tri pikë që i sjellin vendin e tretë dhe e mbajnë në lojë për kalimin më tej.

Zvicër1-1 Gjermani/ Në stadiumin e Frankfurtit vendasit e Nagelsmann u nderuan nga goli i Fullkrug në shtesë, teksa kundër Zvicrës dueli u mbyll 1-1. Ishin gjermanët që shënuan me Andrich pas 17 minutave lojë, por VAR anuloi gjithçka për faull. Pas këtij rasti Zvicra shtoi sulmet dhe shënoi me Ndoye, për ta mbyllur 1-0 pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë loja ishte me raste, teksa duhej shtesa e dytë që Fullkrug të gjente golin e barazimit dhe t'i jepte gjermanëve një pikë për ta dërguar në vendin e parë me 7 të tilla. Ndërkohë Zvicra me pesë pikë mban vendin e dytë.

Skoci 0-1 Hungari/ Dramë në Stuttgart. Hungaria iu fal golit të Csoboth në minutën e 90+10 dhe shkon në kuotën e tri pikëve, duke qenë në garë për një vend në 1/8. Rezultat ky që nuk i duhej Shqipërisë që kërkon të jetë në garë për vendin e tretë në Euro 2024 në Grupin B. Skocia del kështu jashtë Euro 2024.

Veç lojës dhe rasteve, në stadiumin e Stuttgart pati edhe panik pasi në minutën e 70-të Varga i Hungarisë u përplas në zonë dhe u dërgua në spital.

Grupi B/ Ndeshjet e treta dhe të fundit në grup do vijojnë nesër me Grupin B. Në 21:00 luhen Shqipëri - Spanjë dhe Kroaci - Itali.

Si kualifikohet Shqipëria:

-Barazim me Spanjën: Humbje e Sllovenisë me dy ose më shumë gola nga Anglia; Disfatë e Serbisë nga Danimarka; Humbje e Çekisë përballë Turqisë; Humbje e Gjeorgjisë me Portugalinë.

-Fitore me Spanjën: Disfatë/Barazim i Sllovenisë; Disfatë/Barazim i Çekisë; Disfatë/Barazim; i Gjeorgjisë.

-Humbje me Spanjën: Shqipëria eliminohet.

Formacionet zyrtare të Zvicër 1-1 Gjermani:

Zvicër: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Ëidmer, Freuler, Xhaka, Aebichner, Ndoye, Emboli, Rieder.

Gjermani: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Musiala, Gundogan, Ëirtz, Havertz.

Formacionet zyrtare Skoci 0-1 Hungari:

Skoci: Gunn, Ralston, Robertson, McTominay, Hanley, McGinn, McGregor, Adams, Hendry, Gilmour, McKenna.

Hungari: Gulacsi, Orban, Szoboszlai, Kerkez, Schafer, Bolla, Styles, Varga, Sallai, Botka, Dardai.

Renditja e Grupit A:

Renditja e vendeve të 3-ta më të mira:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
VIDEO/ Panik në ndeshjen Skoci - Hungari, lojtari hungarez përplaset në zonë dhe transportohet në spital! Përloten tifozët

Një dëmtim i rëndë ka ndodhur në sfidën mes Skocisë dhe Hungarisë në Stuttgart. Sulmuesi hungarez, Barnabas Varga u përplas në zonë dhe ra menjëherë në tokë. Gjendja e tij dukej e rëndë, pasi lojtarët shkuan menjëherë ta mbulonin, ndërkohë që stafi mjekësor jepte ndihmën e parë. Më pas ai u shoqërua menjëherë me barelë jashtë fushe, duke u transportuar në spital. Tifozë të shumtë në stadium u përlotën. Në anën tjetër ndeshja rifilloi sërish pas transportimit të Varga jashtë stadiumit.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifozet Kuqezi: 24/06/2024 00:42

    Kur nuk fituan me Kroacine do te fitoni me Spanjen Spanjollet e kane Shqiperine si buka qe hane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Tensione në dashuri për disa çifte... çfarë thonë yjet për ju sot

Tensione në dashuri për disa çifte... çfarë thonë yjet për ju sot