Euro 2024/ 'Mbreti' i Evropianit është autogoli, pritet thyerja e rekordit në Gjermani

Euro 2024/ 'Mbreti' i Evropianit është autogoli, pritet thyerja e rekordit në Gjermani

Autogoli i Muldur

Franca di diçka më shumë në lidhje me këtë temë sepse dy nga tre golat e shënuar në Euro 2024 për "Gjelat" ishin... autogola.

Në fakt, deri më tani janë raportuar 10. Rekordi është 11-të, i cili u arrit në edicionin e fundit të vitit 2021 (Euro 2020), por është e lehtë të imagjinohet se edicioni i këtij viti mund të marrë drejtimin tjetër me tre ndeshje të mbetura.

Gjermani Rudiger hapi serinë duke shënuar ndaj Neuerit në ndeshjen kundër Skocisë. Më pas Harnac (Republika Çeke) kundër Portugalisë. Austriaku Uober shënoi në portën e tij duke lejuar Francën të fitonte.

Gjasula ynë gëzoi Kroacinë, ndërsa Calafiori i Italisë bëri që Italia ta kishte të vështirë kundër Spanjës. Sërish në favor të Portugalisë doli autogoli i turkut Akaydin ndërsa holandezi Malen i gëzoi lojtarët e Austrisë. Le Normand i Spanjës gëzoi për pak kohë Gjeorgjinë, përpara se "Furia e Kuqe" të përmbyste ndeshjen.

Autogoli që ndihmoi Francën

Më pas ishte Vertonghen në 1/8, pesë minuta nga fundi mbrojtësi belg devijoi një goditje jo të rrezikshme të Kolo Muanit në portën e tij që i dha Francës çerekfinalen dhe eliminimin për Belgjikën. Çuditërisht, Franca arriti në gjysmëfinale pa shënuar asnjëherë nga loja e hapur, e “shtyrë” jo vetëm nga penalltitë, por edhe nga autogolat.

Muldur dhe 'tallja' për Turqinë

Më i fundit në rend kronologjik, autogoli i dhjetë i Euro 2024, ishte ai i Muldur në përpjekje për të ndalur Gakpo. Anësori turk e 'la' topin të përfundonte në portën e tij dhe lejoi që Holanda të përmbyste 2-1 për të siguruar gjysmëfinalen me dy gola në 6 minuta në pjesën e dytë.

Tani jemi në 10 autogola dhe duke marrë parasysh edhe 11 autogolat në vitin 2021, të dhënat që dalin janë se 67% e autogolave ​​në historinë e kampionateve europiane kanë mbërritur në dy edicionet e fundit.

Të dhëna nga vitet e kaluara

Me shumë sulmues të bllokuar dhe skuadra në vështirësi, prandaj shpesh janë golat e kundërshtarëve që zgjidhin problemet. Është e vështirë t'i japësh një shpjegim kësaj tendence që është një fakt i qartë. Në vitin 2016 janë shënuar 3 autogola, në 2012 vetëm një. Asnjë në 2008, dy në 2004 dhe vetëm një në 2000 dhe 1996.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Cristiano Ronaldo zero gola, Wenger: Ky është ligji i jetës, asgjë konstante

Euro 2024/ Cristiano Ronaldo zero gola, Wenger: Ky është ligji i jetës, asgjë konstante