Euro 2024/ Në Itali i tremben Shqipërisë: Yjet e tyre produkt i Serie A dhe B

Euro 2024/ Në Itali i tremben Shqipërisë: Yjet e tyre produkt i Serie A dhe B

Kombëtarja

Më 15 qershor 2024, Italia dhe Shqipëria nisin rrugëtimin e tyre në finalet e “Euro 2024”, me përplasjen direkte për llogari të grupit B. Në Dortmund, në fakt, skuadra e Spallettit dhe e Sylvinhos do të bëjnë debutimin e tyre në këtë kompeticion.

Për herë të dytë në historinë e saj, Shqipëria luan në Kampionatin Evropian, pasi ka siguruar vendin e parë në grupin E kualifikues përpara Republikës Çeke (e cila gjithashtu u kualifikua).

Për ta bërë këtë, skuadra kuqezi u mbështet në disa lojtarë aktivë në Itali, si dhe në disa elementë që tifozët e Serie A i njohin mirë nga e kaluara e afërt.

LOJTARËT E THIRRUR, “MADE IN SERIA A”

9 lojtarë nga 27 të thirrurit nga Sylvinho luajnë në Serie A ose B. Vitet e fundit, elementët më të mirë të Shqipërisë, ose në çdo rast shumica, kanë pasur mundësinë të konkurrojnë në kampionatin italian, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.

Në veçanti, Kombëtarja kuqezi mund të mbështetet te këta “italianë”: Etrit Berisha (Empoli), Kastrati (Cittadella), Hysaj (Lazio), Djimsiti (Atalanta), Ismaijli (Empoli), Kumbulla (Sassuolo-Roma), Asllani (Inter), Bajrami (Sassuolo), Ramadani (Leçe)

SHQIPËRIA, ME ISH-LOJTARË TË SERIA A

Jo vetëm lojtarët aktualë të Serie A dhe B, por edhe disa që kanë qenë pjesë e dy kampionateve italiane në të kaluarën. Sylvinho zgjodhi Strakoshën, i njohur për të kaluarën e tij me fanellën e Lazios, Ajetin (nga viti 2015 deri më 2023 mes Serie A dhe Serie B me fanellat e Frosinone dhe Torino, ndër të tjera) dhe Rey Manaj, i cili ishte pjesë e Interit, Pescara, Spezia dhe Piza.

YJET E TJERË

Shqipëria u “tërhoq zvarrë” drejt Kampionatit Evropian nga Jasir Asani, themelor me 3 gola të mrekullueshëm në fushatën eliminatore. I zgjedhur nga Sylvinho, pavarësisht transferimit në Korenë e Jugut, ai më shumë se cilido tjetër e shpagoi besimin e trajnerit.

Në mbrojtje, krahët përbëhen nga Mitaj dhe Balliu, ndërsa në mesfushën-sulmuese Sylvinho mbështetet te veçantia e Brojës. Edhe Daku i shfrytëzon shanset e tij si sulmues. / Goal.com

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuriancenka: 05/06/2024 21:23

    Kategoria trete tranjere shekolli dojete alban bushi altin rrakulli ysen zmiani tranjere kelqyres do jete eqerem memusha memelli shaqiri nebtun bajko klosi tranjere do jete grima dhe sokoli tranjere prestige do jete ysen dedja capja gurishta tranjer eagall do jere julan ametaj ermal meta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Një uragan i pandërprerë si dhuratë për botën

Një uragan i pandërprerë si dhuratë për botën